Rexhep Elezaj
NGA BIZNESI PRIVAT NË PEJË
Sot me mikun tim, Emrush Çekun, vizituam fabrikën më moderne për prodhimin e dyerve dhe dritareve me seli në Pejë, në rrugën e Birrarisë (afër Kastrati-bouling) me pronarë Xhavit Husaj, një menaxher shumë i suksesshëm në Gjermani, por i cili para një viti ka vendosur që biznesin e tij ta zgjerojë edhe në Kosovë, në vendin e tij të lindjes, me qëllimin e vetëm që të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë së atdheut të tij, për çlirimin dhe pavarësinë e të cilit nuk ka kursyer asgjë nga pasuria dhe profiti i tij privat me seli afër Shtugartit.
Xhaviti, përveç se është një atdhetar dhe patriot i shquar, rrjedh edhe nga një familje me tradita autoktone shqiptare nga malësia e Rozhajës, fshati Husaj, por i lindur dhe i rritur në fshatin Nabërgjan afër Pejës, në familjen e të madhit Selam Husaj, i njohur si pleqnarë i kohës dhe anëtar i Ballit Kombëtar, i cili menjëherë pas luftës së dytë botërore kishte vuajtur burg të rënd nga krimineli A. Rankoviq, duke e torturuar mizorisht në stacionin famëkeq të Ozdrimit. Ndaj, si nip i tij, Xhaviti nuk mund të mos i kishte trashëguar vlerat dhe shpirtin nacionalist të familjes, i detyruar si gjithë shqiptarët të emigrojë në Gjermani pas vitit 1990, ku do dallohet me aktivitetin e tij atdhetar, mbase duke i qëndruar gjithherë pranë mikut të tij të ngushtë dhe kryetarit të Degës së LDK-së në Gjermani, z. Hafiz Gagica, duke e ndihmuar me mjete financiare organizimin dhe mobilizimin e mërgatës tonë për çlirimin dhe dhe pavarësinë e Kosovës.
Siç kuptuam nga kjo vizitë, Xhaviti kishte sjellë makinerinë më moderne nga Gjermania për prodhimin e dyerve dhe dritareve, ekskluzivisht me material të prodhuar në Gjermani, e që garanton një cilësi dhe jetëgjatësi marramendëse, dhe kjo sipas standardeve më të reja në fushën e kësaj prodhimtarie, e që njëherë e radhitë Kosovën në grupin e vendeve me prodhimin më kualitativ dhe më të sigurt në rajonin e Ballkanit perëndimorë në këtë fushë të ekonomisë.
Xhavitit i uruam sukses në punë si dhe plasman të gjerë të prodhimtarisë së tij në tregun kosovarë, por edhe në vendet fqinje, në Shqipëri, Maqedoni, etj.!



















