Nëndetësja bërthamore ruse Kazan, e cila konsiderohet nëndetësja më e fuqishme dhe që është e aftë të godasë raketat balistike të armikut, u lëshua në det në portin Sorodvinsk në veriperëndim të Rusisë.
Agjencia e lajmeve ITAR TASS, bëri të ditur se në inaugurimin e kësaj nëndetëseje multifunksionale ishte i pranishëm gjeneral Vladimir Korolev, komandant i Flotës detare të Rusisë, i cili deklaroi: “Kjo është nëndetësja më e fuqishme në botë dhe plotëson njësitë e nëndetëseve bërthamore që janë të afta të kryejnë misione në çdo cep të oqeaneve për të mbrojtur sigurinë e Rusisë”. Nëndetësja Kazan, përveçse është e pajisur me torpedo të shumta, posedon edhe 32 raketa të tipit Coliber, të afta të shkatërrojnë raketat balistike të lëshuara nga armiku. Pas testimeve që kanë filluar sot, kjo nëndetëse do t’i dorëzohet Flotës ruse të veriut./ PT