Leter imamit qe bleu nje spital

Nga Kliti Kote*

 

Bismilahi Rrahmani Rrahim.

Diten e djeshme ne mediat online u publikua nje lajm i cili informonte qytetaret, se imami bamires i shqiptarise, kishte blere nje spital privat. Ajo cfare beri me shume zhurme ne kete lajm ishte shifra 350 mije euro e blerjes se spitalit dhe gjithashtu mungesa e transparences nga ana e imamit te nderuar. Duke qene se une jam nje besimtar musliman qe ndjek shpesh veprimtarine publike dhe bamiresine e ketij hoxhe dhe se i kam dhuruar para per ta ndihmuar, vendosa qe kete shkrim ta drejtoj ne formen e nje letre publike.

 

Es-Selam Alejkum imam i nderuar.

Kerkoj ndjese qe po te pershendes ne arabisht, sipas Kuranit.

Lexova dje ne media se keni blere nje spital privat. Ndryshe nga shumica e muslimaneve qe ju urojne per kete, une si nje kontribues qe kam dhuruar leke per fondacionin tend ne te kaluaren nuk jam aspak dakort me kete qe keni bere. Nuk jam dakort sepse parate e lemoshes nuk mund te kthehen ne prone private. Nuk jam dakort sepse mendoj qe ju po perdorni zekatin dhe sadakane per perfitime personale, me shume sesa per bamiresi. Nuk jam dakort me ju sepse spitali privat eshte nje prone private – te cilen po e blini me parate e popullit – qe ju do ta trashegoni brez pas brezi tek femijet tuaj. Nuk jam dakort sepse mendoj se ju e perdorni fene e Allahut dhe kjo bamiresi qe ju beni nuk eshte e njejte me ate qe na urdheron Allahu ne Kuran apo profeti jone i dashur Muhamed a.s. Nuk jam dakort sepse me dukeni si nje ”Sali Berisha” apo ”Edi Rama” i muslimaneve – te cilet ju besojne buxhetin e tyre – dhe ju e keqperdorni per interesat tuaja personale dhe pa pyetur ata qe u japin para. Une kam dhuruar leke per fondacionin tuaj duke menduar se ju keto leke do i conit te fukarejte, por jo qe te blinit spitale!

Imam i nderuar, shqiptaret nuk kane nevoje per spitale private. Spitalet private ne Shqiperi jane gangrena e shendetesise. Ne elhamdulilah kemi shendetesi publike, ajo eshte shendetesia per te varferit dhe jo kjo cfare na servirin oligarket qe vjedhin dhe rrjepin popullin tone. A ke degjuar ndonjehere lajmet neper media sesi spitalet private i rrjepin te gjoret njerez ketu ? Spitali privat, mbetet spital privat sado lavde te bukura t’i thurrni. Degjova se kete projekt e keni parashikuar kohe me pare. Pyetja eshte pse nuk u tregove transparent dhe ta beje publik perpara mediave kete pune, por prite qe kjo te kthehej ne skandal? Ju ne emisionet tuaja ne News 24 beni thirrje per te ndihmuar te varferit qe ju i zgjidhni pa transparence, por nuk e dinim qe nje pjese e parave tona do shkonte qe ju te blinit nje spital privat. Po emisioni ne News 24 sa leke te kushton hoxhe i nderuar? Mesa di une Irfan Hysenbelliu nuk ben sevap kur te nxjerr ty ne televizion por te merr leke per kohen qe te shet. A mos do ishte me mire qe te mos dilnit fare ne News 24 dhe ato leke qe ja falni Irfan Hysenbelliut t’ia jepnit fukarejeve qe flene rrugeve te Tiranes?

Hoxhe i nderuar. Mesa kam kuptuar kohet e fundit ty nuk te intereson me aq shume Islami dhe muslimanet. Ti je kthyer ne nje ‘filantrop bamires’ dhe ke bere nje lloj terheqje nga Islami. Merr poza sikur Harun Yahya-i ne Turqi dhe te duket vetja si Skenderbeu me duket. Ti duket sikur e ke lene Islamin per shqiptarine. Ben poza ne xhami dhe ne media, hiqesh sikur qan e renkon por me pas shitesh si Skenderbeu dhe Nene Tereza. Ndersa ne po na vriten vellezerit kudo neper bote, jemi te mbytur nga islamofobia, jemi te shtypur, te paragjykuar nga mjekra dhe shamia, ti flet per shqiptari ne penxherene e Irfan Hysenbelliut.

Ne kemi nevoje me shume se kurre per Islam. Megjithate ti flet nate e dite per shqiptari sikur te jesh teolog nacionalizmi dhe jo i Islamizmit. Nuk te kam degjuar te flasesh ndonjehere per Palestinen – as per ujguret ne Kine qe po vriten neper kampe – as per muslimanet e Kashmirit dhe Indise – as per terrorin qe ju eshte bere muslimaneve nder vite ne Irak, Afganistan, Egjipt, Siri apo Libi – as per islamofobine qe rritet cdo dite e me shume ne Europe. Ti hoxhe – nese mund te te quaj hoxhe sepse mesa di une ju e quani veten teolog – flet vetem per ate cfare pelqen injoranca, per ate qe pelqen Europa dhe Amerika. Jeni kthyer ne shembullin perfekt te atij kleriku musliman qe Amerika do, ama qe nuk eshte shembulli i profetit tone.

Ju keshilloj qe te merreni me shume me Islamin. Me ceshtjet dhe problemet e Islamit nese jeni vertete hoxhe. Kam degjuar nga thashethemet e muslimaneve se ju nuk keni as arsimin e duhur per te qene hoxhe. A mos e keni lene kete zanat dhe i jeni futur zanatit te investitorit valle? Nese po na tregoni!

Sido qe te jete puna, ju keni te drejte te beni cfare te doni. Une dua t’u keshilloj te mos kini aq shume frike nga Islami. As nga emri i Allahut. Ju keshilloj t’i lini nacionalizmat sepse nacionalizmat jane injorance, jane ndarje, lufte e gjakderdhje. Nacionalizmi qe ju predikoni dhe qe nuk e njihni eshte ajo fe qe nje musliman shqiptar e ndan nga nje musliman serb, grek, italian, arab, europian etj dhe i ben armiq te njeri-tjetrit. Nacionalizmi eshte fe laike qe ka per zot mitet e kombit dhe per profete heronjte mitike te cilet me perralla dhe mite vijne rrotull kombit. Tani ti duhet te zgjedhesh: a je hoxhe i Allahut apo i Shqiptarise!

Per mendimin tim eshte me mire te propagandosh Islamin dhe jo shqiptarine. Shqiperia ka nevoje per Islam. Ne Shqiperi duhet hapur Islami dhe muslimanet me vlerat qe ata kane. Ne jemi i vetmi shtet ne bote me shumice muslimane qe nuk kemi ne parlament muslimane por kemi hajduter dhe injorante. Edhe Greqia – nje prej shteteve me islamofobike ne Evrope – ka dy deputete muslimane qe betohen ne parlament me Kuran ne dore. A e kupton sesa keq eshte Islami ne Shqiperi? Une te bej thirrje qe ti lesh shqiptaret – per – shqiptaret dhe te merresh pak me fene Islame. Ti besh hyzmet Islamit dhe xhamise se tabakeve ku je hoxhe dhe jo investimeve dhe emisioneve qe sherndaje qese me miell dhe me oriz. Nuk te kam pare asnjehere ne xhami qe t’i besh femijeve mesim Kurani, te ulesh me xhematin dhe te lexosh Kuran etj. A e ke lene punen si hoxhe valle?

Kete leter mu desh te ta bej publike pasi jam shtangur nga ajo qe kam lexuar ne media per ty. Uroj qe kjo keshille te te bej dobi. Profeti Muhamed na ka mesuar se nese shohim nje te keqe duhet te mundohemi ta ndalojme me dore, gjuhe ose zemer. Une po ta them me shkrim qe nuk duket se i ke punet mire. Per me teper te keshilloj ti kthehesh Kuranit dhe xhamise. Allahu ne Kuran na meson qe bamiresia behet kur dora e majte nuk sheh se cfare jep dora e djathte. Bamiresia qe Allahu deshiron eshte ajo qe behet per hir te Tij, ne fshehtesi – dhe jo ajo per hir te krenarise personale – dhe per tu kthyer ne nje idhull per njerezimin. Bamiresia nuk behet nga shqiptaret per shqiptaret o hoxhe Elvisi, por behet nga njeriu per njeriun, nga muslimani per njerezimin.

Te keshilloj qe te jesh krenar qe je musliman dhe ti kthehesh Islamit te teresishem. Do ishte mire qe ne vend se te shperndash ndihma para kamerave, kete gje ta besh ne fshehtesi. Dhe personat qe i ndihmon, duhet t’u lexosh edhe Kuranin dhe t’i ftosh ne Islam. Misioni i nje hoxhe nuk eshte qe te hapi spitale dhe te ndaj thase me miell dhe me oriz, por qe te shperndaje fjalen e Allahut.

 

Ktheju Islamit te teresishem pse kjo eshte me mire per ty.

Ma be hallall per guximin dhe qe po te pershendes serisht ne arabisht.

Es-selamu aleikum ue rahmetullah

 

* Kliti Kote eshte nje ish i krishtere ortodoks, me profesion jurist qe ka braktisur fene e Fan Nolit dhe ka perqafuar fene e Muhamedit a.s.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne