Shqiptarëve u pritet ëndrra në mes, arrestohen duke fjetur në hyrjen e pallatit, prisnin kamionin të nisej për në Angli

Tre shqiptarë janë arrestuar në Holandë teksa flinin në kamionë të cilët kishin si destinacion Anglinë. Ata janë arrestuar teksa ishin duke fjetur në një hyrje pallati në Keizer Wilhelmstraat në Ijmuiden.

Mediat holandeze shkuajnë se tre shqiptarët ishin shtrirë të merrnin një sy gjumë teksa prisnin që kamionët me destinacion Anglinë të bëheshin gati për t’u nisur .

Kanë qenë vetë shoferët e kamionëve ata që kanë denoncuar në polici, se kishin ndjerë praninë e personave të dyshimtë. Pas këtij denoncimi autoritetet holandeze kanë mbërritur në port dhe pas një kontrolli të imtësishëm kanë zbuluar se si ishin fshehur shqiptarët.

Tashmë ëndrra e tyre për të mbërritur në Anglin ë mënyrë ilegale është prerë në mes.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne