Bota

Liban, familjet e viktimave të shpërthimit të portit të Bejrutit dalin në protestë

Dhjetëra familje të viktimave të shpërthimit të portit të Bejrutit organizuan një protestë pranë parlamentit për shkak të vonesës së hetimeve mbi shkakun e shpërthimit.

Protestuesit mbanin fotografi të të afërmve të tyre që humbën jetën në shpërthim dhe parulla që dënonin vonesën e hetimeve.

Mediat lokale raportuan se ata po ashtu fajësuan sistemin e kuotave politike në Liban si përgjegjës për shpërthimin.

Familjet pohuan se besojnë në gjyqësorin libanez për t’u dhënë drejtësi atyre me një vendim të drejtë dhe transparent.

Megjithatë, ata paralajmëruan se do të kërkojnë drejtësi në gjykatat ndërkombëtare nëse nuk trajtohen në mënyrë të duhur.

Më 4 gusht, një shpërthim masiv tronditi portin e Bejrutit. Shpërthimi preku Libanin në thelb duke shkaktuar një shkatërrim masiv në kryeqytet në një kohë kur vendi po dridhej nga një krizë ekonomike, në mes të luftës kundër shpërthimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Si pasojë e shpërthimit, të paktën 204 persona humbën jetën dhe 6.500 të tjerë u plagosën, ndërsa sipas vlerësimeve u shkaktuan 15 miliardë dollarë dëme në pronë./AA

OPINIONE