Katër persona nga ekipi i ndihmës së parë të Kryqit të Kuq Libanez janë plagosur në një sulm ajror të kryer nga ushtria izraelite në qytetin Sarbin në Libanin jugor, njoftoi media zyrtare.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Libanit NNA, duke cituar një deklaratë të Gjysmëhënës së Kuqe, ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror në një shtëpi në qytetin Sarbin në jug të vendit në mëngjes.
“Pas bombardimeve, dy automjete të Kryqit të Kuq që tentonin të arrinin në zonën ku ndodhej shtëpia në fjalë u vunë në shënjestër të avionëve luftarakë izraelitë. Katër persona nga ekipi i ndihmës së shpejtë në automjete kanë mbetur të plagosur në mënyra të ndryshme. Të plagosurit u dërguan në spitalin Tebnin në rajon”, thuhet në deklaratë.
Siç njoftohet, shtëpia është bombarduar për herë të dytë ndërsa ekipi i Kryqit të Kuq po shkonte në zonë./AA