Bota

Lideri i Ansarullahut: Lufta kryesore e Jemenit është me SHBA-në, Izraelin

“Lufta kryesore e Jemenit është kundër Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist të Izraelit, të tjerët janë kukulla të tyre”, tha kryetari i lëvizjes popullore të Jemenit Ansarullah, Abdul-Malik Badredin al-Huthi.

Sipas rrjetit informativ të Jemenit Al-Masirah, Abdulmalik Al-Huthi theksoi: “Beteja jonë sot është me Amerikën dhe Izraelin, të cilat e shohin kontrollin e brigjeve të Jemenit si një objektiv strategjik në nivel rajonal”. Ai shtoi se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mercenarët e tyre janë një vegla dhe ushtarë të SHBA, Britanisë dhe të Izraelit. Ai tha se beteja për bregun perëndimor të Jemenit është një betejë e madhe për shkak se forcat pushtuese gjatë gjithë historisë janë përqendruar në pushtimin e bregdetit të Jemenit dhe të ishujve jemenas, “me ndihmën e Zotit dhe me rezistencën dhe vendosmërinë e popullit tonë, Bregu Perëndimor i Jemenit do të kthehet në një batak të madh që do të përpijë pushtuesit dhe tiranët”. “Amerikanët dëshirojnë që në vendet e rrezikshme të shfrytëzojnë mercenarët idiota të Emirateve, Sudanit, Arabisë Saudite dhe Jemenit, ndërkohë që vetë qëndrojnë prapa”, tha lideri i lëvizjes Ansarullah, duke shtuar: “Populli jemenas po lufton sot betejën për liri, pavarësi, prosperitet dhe dinjitet”./ PT