Bota

Lideri i Vëllazërisë Muslimane jordaneze ndërron jetë gjatë predikimit

Një anëtar udhëheqës i grupit të Vëllazërisë Muslimane të Jordanisë ka ndërruar jetë gjatë predikimit të xhumasë në një xhami në Amman, raporton Anadolu Agency (AA).

“Abdul-Latif Arabiyat ndërroi jetë pasi humbi ndjenjat duke predikuar gjatë xhumasë”, tha për AA Murad al-Adayla, sekretari i përgjithshëm i Frontit të Veprimit Islamik, krahut politik të Vëllazërisë Muslimane në Jordani.

Arabiyat u lind në vitin 1933 në qytetin jordanez Al-Salt në perëndim të kryeqytetit Amman.

Ai më vonë, nga viti 1990 deri në vitin 1993 shërbeu si kryetar i Parlamentit për tre mandate të njëpasnjëshme.

Arabiyat, i cili po ashtu shërbeu për një kohë si kreu i Frontit të Veprimit Islamik, jetoi 86 vjet./ AA