Vrasja e vëllezërve Bilali, të arrestuarit mohojnë akuzat, ja prova që u gjet

Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër kanë mohuar akuzat. Arsen Stojku dhe Myslim Rama janë shprehur në Polici se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen. Por Prokuroria thotë se në makinën që u përdor për vrasjen e Brahim dhe Astrit Bilalit, janë gjetur gjurmë të Arsen Stojkut dhe Myslim Ramës.

Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se Arsen Stojku dhe Mislim Rama kanë lyer me bojë makinën e cila është përdorur në vrasjen e Ibrahim dhe Astrit Bilalit. Pas vrasjes së dy vëllezërve në lagjen Kiras, pak metra më tutje policia gjeti një makinë që po digjej.

Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe makina nuk u dogj në brendësi. Pas akteve të ekspertizës në mjet u gjetën gjurmë sipas prokurorisë të dy shtetasve Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Këta dy shtetas janë të afërm të personit në kërkim Ibrahim Lici ndërsa ky i fundit nga prokuroria dhe policia dyshohet si autori kryesor.

Për Ibrahim Licin, në mjetin e sekuestruar nga policia nuk ka gjurmë të tij por ai dyshohet si autor i vrasjes, kjo edhe nga përgjimet telefonike dhe ambientale që janë bërë pas kësaj ngjarje të ndodhur.

Policia dhe prokuroria kanë vijuar marrjen në pyetje të dy të arrestuarve të cilët dyshohet se kanë lyer makinën me të cilën është kryer vrasja por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzat duke mohuar gjithçka dhe duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen dhe as dijeni për çfarë ka ndodhur.

Brahim dhe Astrit Bilali u ekzekutuan tek dera e shtëpisë, nga dy persona të cilit u zunë pritë. Personi kryesor që kreu atentatin ishte Ibrahim Lici. 26-vjeçari bashkë me Arsen Stojkun, shkuan në lagjen Gurile në Shkodër ku dogjën makinën. Por një zjarrfikëse ndodhej në zonë duke mos lejuar djegien e plotë të automjetit. Pikërisht provat që u gjetën tek makina Benz, kanë zbuluar edhe autorët e kësaj vrasje.

Në kërkim është Ibrahim Lici, i dyshuari kryesor për vrasjen e Brahim dhe Astrit Bilalit. Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtarit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, i cili prej vitesh është në konflikt me familjen “Bajri”. “U bë shpallja në kërkim e shtetasit Ibrahim Licit, 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes”, – tha Policia e Shkodrës.

Ibrahim Lici dyshohet se vrau Astrit dhe Brahim Bilalit në shenjë hakmarrje. Burime nga Policia e Shkodrës thanë se familja Lici dyshonte se vrasja e Fatbardh Licit në 10 gusht në Shkodër, është kryer nga Astmer Bilali. Pikërisht për vrasjen e xhaxhit, Ibrahim Lici është hakmarrë duke ekzekutuar Brahim dhe Atsrit Bilali, konkretisht babin dhe xhaxhain e stmer Bilalit.

Kimet në Shkodër nga janari 2018

13 janar 2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës.

Qershor 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.

18 qershor 2018, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.

15 korrik 2018, vriten në një atentat, në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të.

8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vëllai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale.

1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kalëronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shënjestrën.

14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut.

20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura.

30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre vëllezërit Bilali.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne