OKB kritikon tërheqjen e Amerikës nga traktati botëror i tregtisë së armëve

OKB ka dënuar vendimin e qeverisë amerikane për tërheqjen dhe largimin nga traktati botëror i tregtisë së armëve.

Stefan Dujarric zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB tha se traktati botëror i tregtisë së armëve ATT është i vetmi mjet në nivel botëror për transparencën dhe kontrollimin e armëve. Në të njëjtën kohë Nancy Pelosi kryetare e Kongresit amerikan vendimin e presidentit amerikan për tërheqjen e Uashingtonit nga traktati ATT e k cilësuar veprim të gabuar dhe që është në dëm të interesave kombëtare të Amerikës. I pranishëm në një takim të sindikatës kombëtare të armëve në Amerikës, presidenti Donald Trump deklaroi vendimin e tij për tërheqjen nga traktati botëror i tregtisë së armëve. traktati në fjalë është miratuar në prill të vitit 2013 me shumicën e votave të anëtarëve të AP të OKB. Ky traktat kontrollon tregtinë e armëve me vlerë 70 miliard dollarë dhe mban larg shkelësit e të drejtave të njeriut nga furnizimi i tyre me armë. Qeveri e Donald Trump deri tani është larguar nga shumë marrëveshje dypalëshe, shumëpalëshe dhe ndërkombëtare siç është marrëveshja bërthamore dhe traktati për ambientin i Parisit. Richard Haass kryetar i këshillit për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës ka deklaruar se politika e jashtme e Donald Trump bazohet në doktrinën e daljes dhe tërheqjes nga organizatat dhe akordet ndërkombëtare. Veprimet e njëanshme të Donald Trump janë kritikuar ashpër nga Bashkësia Ndërkombëtare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne