Lideri iranian Khamenei: Arabia Saudite tradhëtoi Palestinën

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se disa vende arabe kryesisht Arabia Saudite, tradhëtuan Palestinën duke mbështetur Izraelin, por se mendon që popujt në këto vende nuk do ta tolerojnë këtë tradhëti.

Në një postim nga llogaria në Twitter, Khamenei kritikoi vendet arabe dhe Arabinë Saudite se në vitet e fundit kanë hyrë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

“Sot disa shtete të Gjirit Persik kanë kryer tradhëtinë më të madhe ndaj historisë së tyre dhe botës arabe. Tradhëtuan Palestinën duke mbështetur Izraelin. A do të lejojnë popujt e këtyre kombeve këtë tradhëti të liderëve të tyre?”, tha Khamenei i cili marrëdhëniet e vendeve arabe me Tel Avivin i ka cilësuar si “tradhëti”.

Ndërsa në një mesazh tjetër duke vendosur drejtpërdrejt në objektiv Arabinë Saudite, Khamenei ka theksuar:

“Marrëdhëniet e dukshme të sauditëve me regjimin cionist (Izraelin) janë në kuptimin e plotë një thikë që godet pas shpine Palestinën dhe vendet islame. Sauditët kanë bërë një veprim të madh tradhëtie. Ata janë fajtorë, por brenda kësaj janë madje edhe SHBA-të”.

Duke u bërë thirrje vendeve arabe që të kuptojnë se “SHBA-ja nuk është e besueshme”, Khamenei tha se “SHBA ata i sheh si një mjet për të mbrojtur interesat e regjimit cionist dhe interesat e saj imperialiste në rajon”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne