U arrestuan për “Teatrin”, Meta bën thirrjen e fortë: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, reagon ashpër për arrestimet, ndalimet dhe procedimet e protestuesve pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Teksa tetë të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë, Kreu i Shtetit thekson se të gjitha janë arrestime politike dhe duhen liruar.

“Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE. Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!”, shkruan Meta.

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne