Lideri neo-nazist del nga lidhja pasi tregon se është homoseksual dhe hebre

Një udhëheqës i njohur neo-nazist i Frontit Nacional ka dalë hapur si homoseksual dhe njëkohesisht ka treguar origjinën e tij çifute. Ai tregoi rreth së kaluarës së tij të dhunshme pasi kishte hequr dorë nga ekstremizmi i ekstremit të djathtë.

Kevin Wilshaw, 58 vjeç, e kaloi gjithë jetën e tij duke promovuar supremacizmin e bardhë dhe në vitet 80 ishte një figurë e profilit të lartë në Frontin Nacional (NF). Ai vashdoi të marrë pjesë edhe këtë vit në eventimentet ekstremiste ndërsa në muajin mars të ketij viti, arrestohet për shkak të përhapjes në internet të urrejtjes racore.

Duke folur për kanalin 4 News, ai i pranoi aktet e dhunës dhe racizmit duke përfshirë goditjen me karrige të kokës së dikujt në Leeds dhe vandalizimin e një xhamie në Aylesbury. Ai tha se ishte bashkuar me neo-nazistët “sepse nuk kishte pasur shumë shokë në shkollë”, si dhe kërkonte “shoqëri” dhe të ishte “anëtar i një grupi njerëzish që kishin një qëllim”.

“Edhe pse përfundon me një grup njerëzish që pikëpamjet e tyre ekstreme janë të ndara nga shoqëria, ju keni një ndjenjë të shoqërisë sepse ndjeheni se jeni anëtar i një grupi që po sulmohet nga njerëz të tjerë”, shtoi ai .

Wilshaw u bashkua me Partinë Nacionaliste Britanike (BNP) në moshën 18 vjeçare pas një konflikti me NF dhe gjithashtu u përplas me grupe të dhunshme të tilla si the Racial Volunteer Force. Sipas grupit Hope Not Hate, që “perpiqet të luftojë racizmin dhe fashizmin”, Wilshaw i përkiste ekstremit të djathtë që nga viti 1974.

Wilshaw tha se përfundimisht e kuptoi se racizmi ishte një “mbeturinë” dhe u largua nga ekstremi i djathtë pas abuzimeve të shumta nga lëvizja në lidhje me seksualitetin e tij.

“Është dicka tmerrësisht egoiste për të thënë, por është e vërtetë, shikoja njerëz që abuzoheshin, që shaheshin, i pështynin në rrugë – por nuk i kupton këto vetëm atëherë kur të drejtohen ty dhe papritmas e kupton se ato që ke kryer kanë qenë të gabuara”, tha ai.

Ai ndihet “vërtet shumë fajtor” për të kaluarën e tij dhe tani dëshiron që ta luftojë racizmin, edhe pse ai tha se kishte frikë nga hakmarrja e ekstremit te djathtë për “tradhtinë” e tij.

Shifrat e reja të publikuara të martën zbuluan një rritje të theksuar të krimeve mbi urrejtjen islamofobike të raportuara në Londër në vitin e kaluar.

Një total prej 17,042 krimesh të lidhura me fenë dhe racën janë raportuar në polici për 12 muaj deri në prill 2017, krahasuar me 16,762 raste të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe u shënua tek krimet anti-islame, me një të katërtën ndërsa krimet homofobike u rritën 6 për qind dhe krimet anti-semite u rritën 4.5 për qind.
Qeveria gjithashtu është nxitur të nisë një hetim mbi ekstremizmin e ekstremit të djathtë në forcat e armatosura pasi katër ushtarë u arrestuan pasi u akuzuan si anëtarë të një grupi të ndaluar neo-nazist të quajtur Veprimi nacional (National Action)./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne