Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Cili njeri i mençur mund të pranojë ndihmën e Amerikës e cila është e akuzuar për prodhimin e virusit Korona?

Lideri supremi Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar se nuk ekziston kurrfarë besimi ndaj amerikanëve, deklaroi se në kohën kur amerikanët janë të akuzuar për prodhimin e virusit Korona, cili njeri i mençur pranon ndihma nga ky vend?!

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e diele në fjalën e tij drejtpërdrejtë nëpërmjet televizionit, vuri në deklaratat e përsëritura të disa funksionarëve amerikanë të cilët kanë pretenduar se Amerika është e gatshme të dërgojë ndihma mjekësore në Iran në rast të kërkesës së Teheranit zyrtar, ndërsa tha: “Deklaratat e amerikanëve përmbajnë fjalë shumë të çuditshme, sepse ata vet po përballen me mungesë të madhe të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore për ndalimin e përhapjes së virusit Korona dhe disa funksionarë amerikanë po flasin për një mungesë të jashtëzakonisht të madhe të pajisjeve mjekësore në Amerikë. Prandaj, ata nëse kanë mundësi dhe kushte të mjaftueshme, të trajtojnë qytetarët e vet”.

Ajetullah Khamenei duke thënë se deklaratat e amerikanëve nuk janë fare të pranueshme, shtoi: “Është shumë e mundshme që amerikanët të dërgojnë medikamente të cilat e përhapin edhe më shumë virusin në Iran ose mund të dërgojnë ekipe në rolin e mjekëve vetëm për të shikuar se çfarë efekti ka pasur ky virus për të cilin thuhet se një pjesë e tij është prodhuar në speciale për Iranin dhe kështu të plotësojnë informacionet e tyre dhe të shtojnë armiqësinë ndaj popullit iranian”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në vazhdim duke theksuar se nëse durimi dhe rezistenca shoqërohet me arsyen, maturinë dhe konsultimin, fitorja do të jetë e prerë, shtoi: “Durimi nuk do të thotë se nuk duhet të dorëzohemi, nuk duhet të bëhemi të dobët e të tregojmë dilema, por me guxim dhe maturi duhet të ndalim armikun dhe duhet ta mposhtim atë”.

Ajetullah Khamenei duke kujtuar eksperiencën 40 vjeçare dhe potencialet e jashtëzakonshme të Iranit për t’u përballur me të gjitha sfidat dhe problemet, iu drejtua popullit iranian dhe theksoi: “Potencialet e vendit janë shumë të mëdha, mirëpo me rëndësi është që autoritetet të identifikojnë në mënyrë të drejtë këto potenciale dhe në të gjitha sektorët të shfrytëzojnë të rinjtë besimtarë, me motiv dhe të përkushtuar në punën e vet me devotshmëri”.

Ajetullah Khamenei në fund u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i përmbahen me seriozitet udhëzimeve dhe këshillave të autoriteteve të shtabit kombëtar për t’u përballur me virusin Korona dhe e luti Zotin e madhëruar që sa më shpejtë ta largojë këtë sëmundje nga populli i Iranit, nga popujt myslimanë dhe nga të gjithë njerëzit e botës./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne