Lieberman deklaron objektivat kundër Gazës për vitin 2018-të

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman, në konferencën për shtyp të partisë së tij deklaroi katër rrugët kryesore që do të ndiqen në lidhje me Gazën.

Lieberman rrëfeu se pavarësisht gjendjes së keqe ekonomike Hamasi prodhon ende raketa dhe bëri të ditur se prioritet për Izraelin është të shpëtojë ushtarët izraelitë që kanë rënë robër në Gazë, duke pranuar kështu në mënyrë zyrtare se ushtarët izraelitë janë robëruar.

Izraeli planifikon që deri në fund të vitit 2018-të të eliminojë të gjitha tunelet e përgatitura nga Hamasi dhe në të njëjtën kohë ka në objektivë të ngrejë mure përreth Gazës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne