Bota

Çfarë duhet të bëjmë në kohën e sulmit bërthamor?

Qeveria e Amerikës nëpërmjet qendrave të ndryshme siç është qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve epidemike dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme, ka publikuar urdhëresa për qytetarët se si duhen të sillën në rast të sulmeve bërthamore.

Të shtunën e kaluar në mënyrë të gabuar është dërguar një mesazh nëpërmjet telefonave celularë duke alarmuar të gjithë qytetarët për sulm bërthamor dhe kjo çështje ka krijuar një valë të madhe të tmerrit dhe frikës mes qytetarëve të ishujve Havai. Teksti i mesazhit të dërguar për qytetarët e Havait isht në këtë formë: “Rreziku i sulmit me raketa balistike në Havai. Menjëherë shkoni në strehimore. Kjo nuk është një manovër ushtarake”.

Pikërisht ky mesazh me më shumë detaje është publikuar edhe nga kanalet televizive në Havai. Teksti i mesazhit ishte në këtë mënyrë: “Nëse jeni brenda në shtëpi, qëndroni aty. Nëse jeni në ambient të hapur, menjëherë shkoni në një strehimore brenda ndërtesave. Brenda në shtëpi, largohuni nga dritaret. Nëse jeni duke ngarë makinën, ndaleni menjëherë makinën dhe strehohuni brenda në objektin më të afërt që ndodhet aty ose shtrihuni në tokë”.

Edhe pse ky paralajmërim shumë shpejtë është hequr nga monitorët e televizioneve, mirëpo akoma ekziston një kureshtje e madhe dhe gjithëpërfshirëse në mesin e njerëzve rreth shtimit të shansit sa më shumë për të mbijetuar në rast të ndodhjes së sulmit bërthamore.

Për këtë arsye, Troy Xhons, pronar i faqes “Nukepills” në internet i cili merret me shitjen e pajisjeve emergjente për tu përballur me lëndët radioaktive, me shpejtësi shkoi në vendin e punës së tij dhe të dielën ka kontaktuar me tre punonjësit e tij. Porositë për blerjen e hapave Potassium iodide, maskave kundër grimcave shumë të vogla dhe gjëra të tjera përkatëse, ishin duke u shtuar në masë të madhe. Xhons tha: “Kjo sasi e porosive ishte një befasi e madhe”.

Qeveria e Amerikës para kësaj, duke marrë parasysh shtimin e tensioneve me Korenë Veriore, nëpërmjet qendrave të ndryshme siç është qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve epidemike dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme, ka publikuar urdhëresa për qytetarët se si duhen të sillën në rast të sulmeve bërthamore.

Sipas këtyre udhëzimeve, në rast të sulmit bërthamor, mund të merren këto masa si në vijim:

  1. Shkoni në bodrume. Në rrethana të tilla, bodrumet kanë kushte më të mëdha për mbrojtje ndaj juve përball grimcave me ndotje bërthamore në krahasim me katet e tjera të ndërtesave. Mbyllni dyert, dritaret dhe oxhaqet. Fikni sistemet freskuese dhe të ngrohjes. Në këto rrethana të tilla, trashësia e mureve sa më e madhe që të jetë, është më mirë.
  2. Lëndët dhe gjërat e ngurta duke përfshirë edhe librat, mund të përdoren si mburojë. Për këtë arsye disa individë në Havai pas informimit për sulm bërthamore, janë munduar të hapin kapakun e kanalizimeve dhe të hyjnë në kanalet kanalizimeve!
  3. Para ndodhjes së sulmeve bërthamore, sigurojeni një kuti me mjete dhe gjëra të emergjencës. Organizata federale për administrimin e krizave ka ofruar një listë me gjëra të nevojshme për mbushjen e kutisë emergjente. Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve gjithashtu ka ofruar një listë përkatëse me gjëra që nevojiten në këtë drejtim. Kjo listë përmban edhe shumë udhëzime. Shumica e gjerave si mjetet e dhe gjërat e ndihmës së parë, radio dhe elektrik dore janë më të dalluara. Kjo listë përfshinë edhe shumë gjëra të tjera.
  4. Më parë përgatituni se në rast të ndodhjes së një sulmi të tillë, si duhet të kontaktoni me familjen duaj dhe me miqtë tuaj dhe pas ndodhjes së katastrofës, ta gjeni njëri-tjetrin.
  5. Pyetni autoritetet lokale se ku ndodhen strehimoret e caktuara në lagjen ku jetoni. Në rast se në afërsi të zonës ku banoni nuk është paraparë ndonjë strehimore, duhet të keni parasysh strehimore të përkohshme si bodrumet, metroja ose tunelet.
  6. Të paktën për 24 orë pas ndodhjes së sulmit bërthamor, qëndroni brenda strehimoreve. Në zonat në të cilat ka ndodhur “reshje e madhe radioaktive”, ndoshta do të ketë nevojë që përgjatë një muaji të qëndroni në strehimore.
  7. Nëse në rast të ndodhjes së sulmit bërthamor, jeni në ambient të hapur, mos shikoni në topat shpërthyes. Një veprim i tillë mund të dëmtojë rëndë të shikuarin tuaj dhe të verbëroheni. Nëse shpërthimi është larg nga zona ku ndodheni ju, atëherë nevojiten 30 sekonda se më tepër derisa valët radioaktive të arrin në zonën ku jeni ju.
  8. Në kohën më të shpejtë të mundur, duhet të shkoni në strehimore. Hiqni rrobat nga trupi për të parandaluar përhapjen e grimcave radioaktive. Ky veprim deri në 90% mund të zhduk mundësinë për prekje nga rrezet radiaotive.