Amerika synon të krijojë një “Izrael tjetër” në Siri

Turkmenët dhe arabët sirianë duke reaguar ndaj formimit të një force kufitare të përbërë nga militantët kurdë të mbështetur nga Uashingtoni në Siri deklaruan se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të formojnë “një Izrael tjetër” në Siri.

Një deklaratë nga Unioni i fiseve arabe dhe turkmene të Sirisë dënoi planin amerikan për të vendosur forcat kurde në Sirinë verilindore dhe i kërkoi Shteteve të Bashkuara të braktisin vendimin e tyre sa më parë. Damasku zyrtar deklaroi se është i vendosur t’i japë fund pranisë ushtarake të SHBA në Siri pasi Uashingtoni shpalli planin për të ndërtuar një “forcë kufitare” prej 30,000 anëtarësh në Siri, veprim që Rusia thotë se mund të çonte në ndarjen e Sirisë. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se vendimi i Uashingtonit për të formuar një zonë të mbajtur nga militantët kurdë të mbështetur nga SHBA mund të çonte në ndarjen e Sirisë. SHBA, tha ai, po ndihmon ata që po kërkojnë të rrëzojnë qeverinë e Sirisë, në vend që të përpiqen të zgjidhin krizën siriane. Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës Shtetërore të Rusisë, Vladimir Shamanov, deklaroi se Rusia do të marrë masa në reagim ndaj vendimit të Uashingtonit për të vendosur të ashtuquajturën Forcën e Sigurisë Kufitare. Shamanov tha se plani i SHBA “qëndron në konfrontim të drejtpërdrejtë” me interesat e Rusisë. Plani i SHBA ka zemëruar gjithashtu Ankaranë dhe zëvendëskryeministri Bekir Bozdag tha të hënën se Uashingtoni është “duke luajtur me zjarrin”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne