Bota

Lëshohet raketa e dytë e ushtrisë së Jemenit kundër Arabisë saudite Brenda 5 orëve

Ushtria e Jemenit  brenda 5 orësh në drejtim të aeroportit Nexhran në jugperëndim të Arabisë Saudite ka lëshuar një tjetër raketë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira sipas të cilës lëvizja Ansarullah njoftoi se raketa e tipit Kaher-M2 është lëshuar në drejtim të aeroportit të rajonit Nexhran në Arabinë Saudite dhe ajo ka për qëllim bazën e operacioneve saudite në këtë rajon. Gjatë vitit të kaluar ushtria e Jemenit  ka lëshuar 4 raketa të këtij lloji në drejtim të Arabisë Saudite. Sulmet me raketa nga jemeni bëhen në shenjë hakmarrjeje ndaj agresionit saudit të nisur prej vitit 2015.