Ligji i censurës/ Rama: Nuk tërhiqemi nga ligji anti-shpifje!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe. Rama u shpreh se është takim përsa i përket punës në terren.

Kryeministri nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes nëse në selinë e PS-së ishte i pranishëm edhe Ditmir Bushati. Kryeministri nuk komentoi deklaratat sa i përket çeljes së negociatave, pasi tha se nuk e ka lexuar ende progres-raportin. Ndërkohë Rama tha se nuk do të tërhiqet nga ligji anti-shpifje.

“Ai ligj do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë, sapo të ketë marrë edhe mendimin e Komisionit të Venecias”, – u shpreh Rama./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne