“Nese futet Shqipëria në BE, do kemi sulme terroriste nga islamikët”, shpërthen eurodeputeti francez, drejtuesi i mbledhjes i ndërpret fjalën dhe i ‘mbyll gojën’

Eurodeputeti francez Jérôme RIVIÈRE, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e mbajtur për prezantimin e paketës së zgjerimit të BE-së për 2020-ën, përdori tone raciste dhe paragjykuese ndaj shtetit shqiptar dhe shqiptarëve. Eurodeputeti futjen e Shqipërisë në BE e cilësoi si një rrezik terrorist për të gjithë unionin. Madje ai shkoi dhe më tej duke thënë se futja e Shqipërisë do sjellë fundin e BE-së, pasi do të kishte sulme terroriste në vendet europiane nga terroristët islamik shqiptarë.

“Me futjen e Shqipërisë në BE, do të rrezikohemi nga terrorizmi. Futja e Shqipërisë në BE do të shkaktojë fundin e BE-së. Do kishte sulme terroriste në gjithë BE-në nga islamikët e Shqipërisë.”
I menjëhershëm ka qenë reagimi i President i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, ndaj deputetit racist dhe ksenofob francez, i cili i kërkoi të fliste me respekt dhe mos të përdorte etiketime të tilla. Pas këtyre fjalëve në sallë pati ovacione në mbështetje të McAllister, duke shprehur në këtë mënyrë mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe dënimin e deklaratave fyse dhe raciste të eurodeputetit francez Riviere./zgjohushqiptar

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne