Ligji i ri i Izraelit e ndalon flamurin e Palestinës në protesta

Komisioni Ministror Izraelit për Legjislacion ka planifikuar për të diskutuar mbi një ligj të ri që shqipton dënimin me një vit burg për individët të cilët ngrenë flamuj palestinezë gjatë demonstratave, sipas Haaretz.

Hartuar nga MK Anat Berko, projektligji përcakton se çdo mbledhje të paktën nga tre persona duke ngritur flamurin e një shteti apo një entitet që nuk është mik me Izraelin ose që pengon ngritjen e flamurit të Izraelit do të konsiderohet e paligjshme. Çdokush që merr pjesë në një tubim të ndaluar do t’i nënshtrohet një burgimi deri në një vit.

Ligji përcakton shtetet që nuk janë miq me Izraelin si “shtete që nuk e njohin Izraelin si një shtet hebraik dhe demokratik”.

Berko, në arsyetimin e saj, shkruante se Izraeli është një shtet demokratik që u lejon qytetarëve të tij të protestojnë kundër çështjeve të ndryshme; megjithatë, ligji i ri tërheq një vijë e kuqe në mes të protestës ligjore dhe protestës ku janë ngritur flamujt e vendeve që nuk e njohin Izraelin.

Burimi : The Palestinian Information Center/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne