Linda Rama si Elena Caucesku…

Nga Bledian Koka

Edi Rama po flet rëndom në takimet e tij me popullin për nevojën e reformimit te administratës publike, dhe fakti është që një reformim tërësor qofte i burimeve njerëzore, qoftë i modeli të funksionimit të tyre është nevojë.

Siç është edhe fakt se qëllimi primar i këtij reformimi është largimi i militanteve të LSI-se si gangrenë reale dhe zëvendësimi i tyre aty për aty me militantë të PS-së që janë po njësoj i njëjti infeksion.

Po ndërsa dyshimet e mia ishin se kjo reforme ishte ideuar nga Naim Labinot-fusha, gojët e liga thonë se unë kam gabuar veç emrin, por jo fenomenin e klientelizmit. Të njëjtat zëra pohuan për statusin tim se ideatorja e Reformës në Administratën Publike na qenka zonja Linda Basha-Rama dhe partneri i saj i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, Ylli Çabiri. Çdo të thotë kjo?!…

E para është se nëse të gjithë presim që të jetë Drejtoria e Administratës Publike (DAP), që të merret me vlerësimin e performancës dhe reformimin e sistemit të administratës në vend, me këtë pune tani e tutje do merret personalisht Znj. Rama-Basha dhe bashkëpunëtori i saj Ylli Çabiri dhe pagesa për hartimin e kësaj strategjie, ku Rama nuk ka ndërmend të kursehet, do të shkojë pikërisht për Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, alias në xhepat e Zonjës dhe Zotërisë se sipërpërmendur.

Hera e pare dhe e fundit kur historia boterore ka njohur nje Zonje te Pare qe ishte Shefe e Administrates Publike, eshte ajo e Elena Cauceskut, bashkeshortes se diktatorit komunist te Rumanise, Nikolai Caucesku. Linda Rama-Basha do te jete e dyta… 🙂

P.S… Për gjithçka tjetër ka show bajat çdo dite “live” në ERTV nga e hëna në të hënë … edhe kur Edi Rama është Vuno…/360grade.al/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne