Linjat Ajrore Turke zgjerojnë fluturimet drejt Kinës

Linjat Ajrore Turke (THY) do të fillojnë fluturimet drejt qytetit Xian të Republikës Popullore të Kinës.

Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti për Media i THY-së, Linjat Ajrore Turke, që filluan fluturimet për herë të parë me Kinën në kryeqytetin Pekin në vitin 1999, në vitin e 20-të të fluturimeve, në këtë vend, së bashku me Xian-in edhe Pekinin, Shangain dhe Guanzon, fluturojnë në 4 destinacione të ndryshme të Kinës.

Pas takimit në 5 nëntor të Kryetarit të Këshillit Administrativ dhe Bordit Drejtues të Linjave Ajrore Turke, Ilker Ajxhë (İlker Aycı) me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë në Shaanxi të Kinës, u arrit në konsensus për fillimin e fluturimeve drejt qytetit Xian.

Udhëtimet që planifikohen të fillojnë në fund të këtij viti, në fazën e parë, do të zhvillohen 3 herë në javë.

Ndërkaq planifikohet që së bashku me tarifat e verës së vitit 2020 të rriten gradualisht edhe numri i fluturimeve.

Me fillimin e fluturimeve drejt Xian-it, Turkish Airlines do të realizojë 24 fluturime vajtje ardhje në javë me Republikën Popullore të Kinës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne