Kosovë, KQZ zyrtarizon rezultatin e zgjedhjeve, Vetëvendosja 32 deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatin final të votimeve të 6 tetorit dhe listën zyrtare të deputetëve të ardhshëm të Kuvendit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për shtyp deklaroi se në zgjedhje kanë votuar 1 milion e 961 mijë votues, ose 44,72 për qind e votuesve.

Zonja Daka bëri publike dhe rezultatet për secilën parti:

– Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220.811 vota (26.29 për qind);

– LDK ka fituar 206.458 vota (24.458 për qind);

– PDK ka fituar 178.645 vota (21.163 për qind);

– AAK-PSD ka fituar 96.883 vota (11.477 për qind);

– Lista Serbe ka fituar 57.015 vota (6.74 për qind);

– Nisma-AKR-PD ka fituar 42.072 vota (4.984 për qind).

Këto vota KQZ i ka përkthyer dhe në numër deputetësh, ku Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 32 deputetë, LDK-ja 29 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, Lista serbe 10 deputetë, ndërsa Nisma-AKR-PD nuk ka mundur të fitojë asnjë mandate deputeti./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne