Pas vetos në BE, Makron i përvishet Nato-s: “Po jetojmë vdekjen e saj celebrale”

Pas vetos gati arrogante për zgjerimin e mëtejshëm të BE, presidenti francez, Emanuel Macron, nuk ia ka lënë mangut as NATo-s. Duke u nisur nga ngjarjet e fundit, nga dezangazhimi amerikan për të qënë në krah të aleatëve historikë dhe nga veprimet e fundit të Turqisë, Makron ka deklaruar se “ajo që jemi duke jetuar është një vdekje celebrale e NATO-s”.

Makron i tha këto gjatë një interviste për biblën e ekonomisë liberale, revistën “The Economist” këtë të enjte, duke argumentuar se: “Ju nuk keni asnjë kordinim të vendimit strategjik të SHBA me partnerëst e NATO-s dhe ne kemi asistuar në një tjetër agression të pakordinuar, të një vendi anëtar si Turqia, në një zonë ku ne kemi interesa të përbashkëta” tha ai në intervistën që Lapsi.al e ka lexuar.

Por pasi ka theksuar se ajo që po ndodh përbën një problem të madh për Aleancën, Makron nuk ka kursyer sërish as Europën, të cilësi i ka parathënë shkatërrimin, nëse nuk arrin të mendojë si një fuqi e madhe.

Sipas shefit francez të shtetit, tre rreziqe i kanosen kontinentit të vjetër: Mendësia për të menduar vetëm si një treg, duke harruar së pari se është një komunitet, së dyti shkëputja e politikës amerikane nga projekti europian dhe së treti forcimi i Kinës.

Ndonëse ‘profecitë” e tij janë tepër të forta Macron i ka theksuar “The Economist”, në intervistën që Lapsi.al e ka lexuar, se ai “përpara se të dramatizojë tenton të jetë largpamës”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne