Linjë direkte detare mes Rusisë dhe Sirisë

Puna për krijimin e një linje të drejtpërdrejtë të anijeve midis Sirisë dhe Rusisë është në zhvillim e sipër ndërsa autoritetet ruse po u bëjnë thirrje kompanive aktive në tregti dhe biznes për të ndihmuar Sirinë të rimëkëmbet nga vitet e luftës dhe shkatërrimit.

Zëvendëskryeministri rus Dmitri Rogozin, i cili është gjithashtu përgjegjës për kompleksin industrial ushtarak të vendit, tha të martën se tregtia midis Rusisë dhe Sirisë do të rritet ndjeshëm kur të fillojë të funksionojë linja e transportit detar. “Është duke u krijuar një linjë e drejtpërdrejtë e transportit midis porteve ruse dhe siriane”, tha Rogozin gjatë një takimi të një komisioni ruso-sirian mbi bashkëpunimin tregtar. “Ne tani deklarojmë se është koha për restaurimin ekonomik dhe presim që bizneset e Rusisë do të luajnë rolin më aktiv në këtë proces”. Linja e transportit detar sigurisht do të rriste furnizimet bujqësore dhe të produkteve të tjera të Rusisë në Siri, ndërkohë që mund të ishte një hap i madh drejt ringjalljes së eksportit rus në vendin e shkatërruar nga lufta. Kjo linjë mund të ndihmojë gjithashtu rritjen e eksportit të vogël të perimeve dhe frutave në Rusi. Rogozin u bëri thirrje kompanive ruse të ndihmojnë në rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne