Liqeni më i madh ose deti Kaspik sic njihet në botë po zhduket

Liqeni më i madh në Tokë, me siperfaqe 370,999 km2, i cili ndodhet ndërmjet territorit të Evropës dhe Azisë, po avullon, gjë e cila çon deri tek ulja e nivelit të ujit prej shtatë centimetrave në vit.

Shkencëtarët përfundimisht kanë ofruar shpjegimin për uljen e nivelit të ujit, gjë e cila po ndodh që prej vitit 1996.

Sipas tyre, temperaturat e larta mbi Liqenin Kaspik, të cilat janë rritur për afër një gradë Celsius që nga viti 1979, kanë shkaktuar avullimin e tij.
Nëse trendi aktual do të vazhdojë edhe në të ardhmen, atëherë liqeni mund të ulet edhe më shumë, duke rrezikuar në këtë mënyrë gjallesat e shumta që jetojnë në të.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne