Liri Loshi, Haradinajt: MEQË GJOKA ËSHTË PARAARDHËSI JUAJ, ME PRIFT JENI, MOS SHITNI PALLAVRA

Pak muaj më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për një gazetar serb kishte deklaruar se ai dhe familja e tij janë katolik dhe se mbiemri i tyre dikur ishte Gjoka.

“Ne nuk jemi Musliman”, “Kam respekt për Ortodoxizmin”, “Kam vizituar edhe Kishat Serbe”, “Ua kam uruar Bozhiqin Serbve”, “Shqiptarët jetojnë si Krishterë”, “Ne jemi Katolik, edhe familja ime është Katolike, mbiemri ynë ka qenë Gjoka si ju Gjokoviç” etj., kishte deklaruar Haradinaj në këtë intervistë.
E tani, vetëm dy ditë më parë kur i vdiq babai, u diskutua shumë nëse atë do ta varrosë hoxha apo prifti.

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka diskutuar për këtë çështje, duke shkruar se ‘mos shitni pallavra se paraardhësi juaj ka qenë Gjoka, ndërsa tek varret ta kërkoni hoxhën.
Ai shkruan më tutje se nëse jeni deklaruar katolik, pse fyeni kur hoxha ju sugjeron ta thirrni priftin, a po doni të tregoni forcën e muskujve gjithmonë.

Ky është postimi i plotë:

A ju kujtohet kur ju pata thënë se ai që i jep para xharrahit dhe hoxhës për shërbimet e tyre quhet mysliman. Disa prej jush edhe atëherë mundoheshit ta kundërshtonit argumentin tim 100 për qind të saktë. A di si dukeni kur e kundërshtoni të vërtetën, mu si ai bubrreci i mbyllur në shishe që bën dy hapa përpjetë e bie me kokë në fund të shishes.

Mos shitni pollavra se paraardhësi juaj paska qenë Gjoka e kur të shkoni te varret ta kërkoni hoxhën.Çfarë po të duhet hoxha?!

Mos u bëni qesharakë duke gënjyer botën më zi se fëmijët parashkollorë, se rrena gjithmonë i ka pasur këmbët e shkurtëra. Mos i bëni fëmijët synet dhe mos e merrni hoxhën për ta larë “xhenazën”, ose për t’ia kënduar “talkinin” dhe askush nuk ju quan mysliman. Çfarë kishit menduar, se duhet patjeter ta vizitoni Qabën për t’u quajtur mysliman?! Nëse e ke quajtur veten të krishterë dhe tash hoxha ju sugjeron ta thirrni priftin në vend të hoxhës, pse fyheni? A po dëshironi ta demonstroni forcën e muskujve gjithmonë. Ani para kujt, para popullit tuaj?

Marre! N’mëngjes katolik, n’mesditë i pafe e në mbrëmje mysliman. Merruni vesh me vetëveten se kush jeni, çfarë përfaqësoni para se këtë t’ia thoni publikut dhe mos i bëni telashe të tjerët me fajin tuaj. As mua mos më qortoni pse jam marrë me këtë temë të ndieshme në këtë moment të ndieshëm. Me tema të ndieshme merrem unë jo me urime e përshëndetje. Çfarë ju dukem unë? Deputet?
P.S. I pari im ishte Pjetri. Lexoni për Pjetër Loshin. Por unë nuk kam të bëj gjë me Pjetrin, mësa ka të bëjë Ramushi me Gjokën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne