Lirohet naftëmbajtësja iraniane e bllokuar në Arabinë Saudite

Një anije naftëmbajtëse iraniane, e bllokuar nga Arabia Saudite dy muaj më parë, thuhet se është liruar dhe po kthehet në vend me të gjithë ekuipazhin e tij.

Raportet thanë të shtunën se naftëmbajtësja e quajtur Happiness I, ishte liruar dhe po shkonte drejt ujërave të Iranit. Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga autoritetet saudite apo iraniane. Më 2 maj, Arabia Saudite njoftoi se roja e saj bregdetare kishte shpëtuar një tanker iranian të naftës në gjendje të vështirë me 26 persona në bordin e cila është transportuar në portin e Detit të Kuq të Jeddah, pasi u përball me “dështimin e motorit dhe humbjen e kontrollit”. Sipas zyrtarëve iranian, incidenti ndodhi më 30 prill, ndërsa anija ishte në rrugën e saj drejt Kanalit të Suezit dhe se uji kishte rrjedhur në dhomën e motorit të tankerit. Pavarësisht se anija ishte riparuar, sauditët refuzonin të lironin anijen dhe kërkonin që Irani të paguante 200,000 dollarë në ditë për mbajtjen e anijes në Jeddah. Zyrtarët iranian hodhën poshtë kërkesën e Arabisë Saudite, duke e përshkruar atë si “të paligjshëm”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne