Lirohet nga “41 biss” Altin Kodra, vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni

Është liruar nga burgu i Peqinit Altin Kodra. Kodra ishte në regjimin “41 biss” dhe u lirua pas përfundimit të dënimit.

Ai ishte dënuar me 22 vjet burgim nga Gjykata e Shkodrës, për vrasjen e një biznesmeni në Shkodër në vitin 2006.

Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”. Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Na ndiq