Lirohet nga burgu një nga të akuzuarit për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar sot nga qelia shtetasin, Bajram Hajri, një nga të akuzuarit për pengmarrjen dhe më pas vrasjen e shtetasit Jan Prenga.

Sipas vendimit të fundit të kësaj gjykate, Hajri do të qëndrojë në masën e arrestit në shtëpi.
Avokati i tij, Arben Hoxha ka bërë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë.

Bajram Hajri është babai i vëllezërve Hajri, të cilët janë personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49 vjeçarit në Kamëz, pasditen e 17 janarit në Kamëz.

65-vjecari është akuzuar për “rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit e kryer në bashkëpunim”, “mbajtjen pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese ose municioneve“.

Ndryshimi i masës së sigurisë është bërë ditën e premte./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne