Një ditë para përfundimit të afatit për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale, publikohet lista e partive që janë regjistruar në KQZ, dhe atyre që pritet të zyrtarizohen nesër.
Derimë tani janë regjistruar 25 forca politike, ndërsa pritet dhe regjistrimi i 8 forcave të tjera.
Dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI mungojnë në këto lista.
Partitë që janë regjistruar derimë tani në KQZ:
- Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
- Partia Kombëtare Konservatore Albania Kujtim Gjuzi
- Partia Kristian Demokrate Dhimitër Musliu
- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë Zef Bushati
- Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja
- Partia e Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri
- Partia e Migracionit Shqiptar Kostaq Papa
- Partia për Mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të Shqipërisë Kadri Isufaj
- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi
- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj
- Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
- Partia Demokracia e re Europiane Koçi Tahiri
- Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane Valentino Mustaka
- Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça
- Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
- Partia Minoriteti Etnik Grek për të ardhmen Kristo Kiço
- Partia për Liri Demokraci dhe Etikë Arian Galdini
- Partia Social Demokrate Shqiptare Skënder Gjinushi
- Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostoli
- Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Çiçollari
- Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama
- Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber valteri
- Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
- Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arjan Starvova
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtat të Emigrantëve Ymer Kurti
Partitë që do të regjistrohen nesër në KQZ:
- Partia Socialpunëtore shqiptare Ramadan Ndreka
- Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima
- Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
- Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare Krenar Rryçi
- Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi
- Fryma e re Demokratike
- Lista e Barabartë Endri Tafani