Fanatikët izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa për Pashkët

Ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Ariel së bashku me dhjetëra hebrenj fanatikë dhe të shoqëruar nga policia izraelite për të festuar Pashkët organizuan të hënën një bastisje në xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor.

Autoriteti i Vakëfeve Islame të Jerusalemit përmes një komunikate të shkruar bën të ditur se ministri Ariel së bashku me një grup kolonësh fanatikë bastisi mëngjesin e të hënës xhaminë Al-Aksa.

Pasi shëtitën për një copë kohë në oborrin e xhamisë, Ariel bashkë me hebrenjtë që e shoqëronin u larguan nga zona.

Numri i hebrenjve fanatikë që bastisën kompleksin të hënën në mëngjes në grupe të ndryshme ka qenë 170, sipas komunikatës.

Ariel, i cili në qeverinë e koalicionit në Izrael është ministër nga partia “Shtëpia e Hebrenjve”, organizon shpesh bastisje në xhaminë al-Aksa. Këtë vit Ariel e ka bastisur disa herë al-Aksanë dhe për herë të fundit ai kishte hyrë në kompleksin Haram al-Sharif më 11 prill.

Nën mbrojtjen e policisë izraelite hebrenjtë fanatikë herë pas here, kryesisht në mëngjes dhe pasdreke, hyjnë në oborrin e xhamisë Al-Aksa, dhe një gjë e tillë bëhet shkak i rritjes së tensionit në zonë si dhe konfrontimeve të shpeshta mes palestinezeve dhe policisë izraelite.

Xhamia Al-Aksa ndodhet në Jerusalemin Lindor, që mbahet i pushtuar nga Izraeli, dhe për myslimanët është shumë e rëndësishme, pasi pranohet prej tyre si Qibleja e parë.

Nën kompleksin Al-Aksa, ku krahas Mesxhidit të Qibles dhe Xhamisë Kubetu Sahra ndodhen edhe muzetë, medresetë dhe oborri i madh, hebrenjtë bëjnë gërmime me pretendimin se aty gjenden rrënojat e “Tempullit të Sulejmanit” dhe pretendojnë gjithashtu se edhe ata kanë të drejtë të kryejnë ritet e tyre fetare në këtë kompleks.

Izraeli e pushtoi Jerusalemin Lindor në vitin 1967, kurse në vitin 1980 ai e aneksoi të gjithë qytetin duke e cilësuar atë si kryeqytetin e shtetit hebre, por që asnjëherë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare si i tillë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne