Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha e cila është në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, sot është tërhequr nga kandidimi.
Sipas saj, arsyeja ka të bëjë me renditjen në listën e PS. Prefektja Hoxha është e pakënaqur me këtë renditje dhe ka vendosur që të tërhiqet nga kandidimi për deputete.Ajo reditej e 9 në listë dhe ka pretenduar të renditet më lartë.
Qarku Vlorë:
Damian Gjiknuri
Vilma Dello
Alket Hyseni
Vullnet Sini
Andrea Marto
Edi Rama
Edmond Leka
Fatmir Velaj
Etjona Hoxha
Ramuz Çuçi
Adrian Gurma
Elona Hodaj
Suela Kotolloshi
Gazeta Impakt