Lista zgjedhore e PS, Rama tradhëton një pjesë të grupit parlamentar socialist

Sot Kryesia e PS do të mblidhet nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama për t’u dhënë fund hamendësive rreth renditjes së kandidatëve në listat për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në krye të listave janë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste që kanë ndjekur nga afër organizimin elektoral të saj për këto zgjedhje. Por në to do të rezultojnë edhe shumë figura që digjen.

Një nga surprizat më të mëdha të djegur nga lista e Ramës është ish-nënkryetari dhe themeluesi i PS-së, Namik Dokle. Megjithëse në të shkuarën nuk ka munguar t’i shërbejë kryetarit aktual, ish-Kryetari i Kuvendit dhe zv-kryeministri i epokës së Nanos ka qenë shumë pak aktiv në periudhën e fundit. Mendohet se një minus i madh në karrierën e këtij “patriarku” të PS-së përpos moshës është edhe handikapi i tij familjar. Me sa duket në “Rilindje” kriteri i besnikërisë shkon përtej personit dhe shtrihet deri tek familja. Mbi Doklen mendohet se kanë rënduar qëndrimet e së bijës së tij mjeke, Anika që i ka goditur publikisht politikat e dyshes Rama-Beqja për shëndetësinë.

E papritur ishte edhe mungesa në lista e ish-ministres së qeverisë “Nano” dhe zv.kryetares së parlamentit Valentina Leskaj. Megjithëse deputetja e Vlorës e bëri të ditur vetë moskandidimin e saj, ky largim u prit me çudi pasi shpesh opozita e ka akuzuar familjen “Leskaj” si një nga klientet e Ramës në ndërtim gjatë periudhës së bashkisë së Tiranës.

I pritur për bujën, por jo për kulisat që janë luajtur, qe edhe ndëshkimi i ish-gazetarit Alfred Peza. Emri i Pezës u përfol shumë pas hetimit që nisi prokuroria për pasurinë e tij 1 milionë euroshe. Por më shumë se kjo pasuri që është një pikë uji në oqean me atë të ish-kolegëve të tjerë të Pezës mendohet se ka ndikuar konflikti i tij publik me deputetin e PDIU-së së Peqinit të ashtuquajtur “Qife”. Afrimi i këtij të fundit në rrethin e ngushtë të Ramës. Mendohet se ka qenë goditja përfundimtare për Pezën.

Një emër tjetër me peshë në fillim të mandatit të “Rilindjes” që tani largohet është edhe ish-zv.kryeministri i qeverisë së Stabilitetit 1991, Shkëlqim Cani. Cani mori në fillim postin e fuqishëm të ministrit të financave. Por rixhiditeti dhe korrektësia e tij duket se e acaronin shumë kryeministrin. Cani qe nga të vetmit ministra që nuk e dorëzoi mandatin e tij të deputetit. Pas largimit nga zyra ai pothuajse u zhduk nga skena publike dhe eliminimi i tij gradual nuk përbënte ndonjë surprizë.

Një tjetër emër që ngjall kërshëri mes të djegurve është edhe një nga prurjet e Ramës në PS-së Ledi Shamku. Vazhdimin e saj nga politika nuk e shpëtuan dot as fakti se ajo është bashkëshortja e këshilltarit të kryeministrit dhe njërit prej ideatorëve të Rilindjes Urbane, Artan Shkreli, as fakti se kohët e fundit ajo tregoi një zell partiak për të polemizuar me kundërshtaret femra.

Kur Edi Ramës i mbaroi mandati si kryetar i PS, ishin tre deputetët që ngritën zërin publikisht për zhvillimin e zgjedhjeve. Pervrc Ben Blushi dhe Mimoza Hafizit Arta Dade, një nga figurat tradicionale ne PS i drejtoi një letër publike kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçit, ku i kërkonte të caktonte datën e zgjedhjeve në PS. Siç dihet, Rama preferoi të zhvillonte një referendum që shmangu garën dhe përballjen më Blushin. Por Blushi dhe Hafizi i paraprinë ndëshkimit të Edi Ramës dhe këto zgjedhje dalin para votuesve nën siglën e LIBRA. Dade preferoi të qëndronte në PS. Duke marrë parasysh eksperiencën e saj në politikë, postet që ka mbajtur prej më shumë se 20 vitesh dhe karrierën e gjatë politike, nuk e ka menduar hakmarrjen e Edi Ramës,

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne