Liverpool dhe M.United kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Ligës

Liverpooli u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Ligës pas triumfit ndaj Arsenalit me rezultatin 5-4 në penalti në një ndeshje me shumë emocione dhe kthesa të mërkurën mbrëma.

Tifozët në Anfield Road iu gëzuan golave të shumtë në 90 minutat e kohës së rregullt dhe më pas edhe të penaltive pasi koha e rregullt përfundoi 5:5 në një natë të mahnitshme.

Shkodran Mustafi shënoi një autogol, duke çuar Liverpoolin në avantazh ndërsa golashënuesit tjerë të Liverpoolit ishin James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Divock Origi i cili shënoi dy gola.

Ndërkaq golashënuesit e Arsenalit ishin Lucas Torreira, Gabriel Martinelli (dy gola), Ainsley Maitland-Niles dhe Joe Willock.

Caoimhin Kelleher mbrojti penaltinë e Dani Ceballos dhe solli fitoren e Liverpoolit ndaj Arsenalit me çka siguruan biletën e çerekfinales.

Të gjithë lojtarët e Liverpoolit ishin të saktë në ekzekutimin e penaltive.

Në ndeshjen e radhës të Ligës së Kupës, gjiganti i Premier Ligës Chelsea priti Manchester United në Stamford Bridge.

Manchester Unitedi mposhti Chelsean me rezultatin 2:1 pasi sulmuesi anglez i “Djajve të Kuq”, Marcus Rashford ndihmoi ekipin e tij drejt çerekfinales me dy golat e shënuar.

Golin e vetëm për Chelsean e shënoi sulmuesi francez Michy Batshuayi. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne