“Llumi” i Astirit dhe “bijtë e kurvave””

Nga Xhaferr Sadiku

Një farë pedagogu me emrin Rezart Prifti, në emisionin “Spotlight” të Alban Dudushit , kur foli për protestat, midis të tjerave tha se të rinjtë vijnë nga getot, nga llumi i Astirit dhe nuk mund të presësh një sjellje ndryshe nga ata. Pedagogu në fjalë, pos të tjerash tha se shoqëria shqiptare gjendet në një krizë intelektuale e kulturore.

Që ta sqarojmë pedagogun dhe intelektualët e kazanit që mbahen si “elitë intelektuale”, le t’i marrim me radhë:

Që në fillim po u them “elitës” se në njërën nga këto protesta dhe në të gjitha protestat e mëparshme kam marrë pjesë edhe unë që nuk jam i ri, por banoj prej 20 vitesh në një geto, përtej Astirit.

Pedagogut do t’i thosha se nuk jam i pashkolluar, por jurist, kam liçencën e avokatit, kam punuar për 17 vjet si përmbarues gjyqësor në pesë nënprefektura të vendit,, duke perfshire Tiranen. Kam punuar disa vjet mësimdhënës i historisë në një shkollë të mesme në Zhepovë të Përmetit, kam qenë për pesë vjet ndihmësgjyqtar i jashtëm në gjykatën e Përmetit. Prej 55 vjetësh jam frekuentues i bibliotekave dhe prej 15 vjetësh studiues arkivash. Kam botuar 8 libra historikë dhe kam qënë i ftuar për të mbajtur kumtesa, dhe disa herë i ftuar në Shijak TV.

Në këto geto, midis punëtorëve banojmë ne : juristë, ekonomiste, avokatë, mësues, mjekë, dentistë, ushtarakë, etj, etj, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë që kanë ndërtuar banesat me djersën e ballit. Është interesant fakti që edhe pse jashtë vëmendjes së policisë, në këto geto janë të rralla vjedhjet dhe krime të tjera, aq të përhapura tek të rinjtë e “elitës”. Kjo ndodh se në këto geto ruhet i fortë koncepti i nderit, dinjtetit, traditave dhe respektit për tjetrin.

Nga këto geto, janë rritur të rinj e të reja që kanë mbaruar studimet për jurisprudencë, ekonomi, mjekësi, arkitekturë, mësuesi, etj.
Ata fëmijë e të rinj që dalin në protestë janë bijtë e këtij “llumi” që banojnë jo vetëm në Astir, por në të gjitha rrugicat e varfëra. Banojnë në geto se prindërit e tyre janë punetore e intelektualë të ndershëm dhe nuk kanë sqimë ndaj hallexhinjve.

I citova këto se vetëm bijtë e kurvave etiketojnë llum të rinjtë e Shqipërisë. Bijtë e getove rrëzohen nga skelat e pallateve që ndërtojnë bijtë e “kurvave” dhe lënë nënat me duar në gji. Ndërsa bijtë e kurvave zhgëryehen si derra e dosa në lokalet dhe bordellot e Bllokut të MAFIES.

Janë bijtë e “kurvave” të komunizmit që mbështesin kriminelët Rama-Veliaj. Janë këta kriminelë që nuk njohin as ligjet që i kanë miratuar vet dhe u prishin banesat fukarenjve, edhe pse i kanë ndërtuar para 25 vitesh dhe që të gjithë janë pronarë me parashkrim fitues.
Këta zorzopë që hiqen elitë do të paguajnë kokërr më kokërr paratë për banesat e prishura nga dy bij kurvash.

Prifti ka të drejtë kur thotë se shoqëria shqiptare gjendet në një krizë intelektuale e kulturore.
Kjo ndodh se pedagogët nuk emërohen të aftët, por bijtë e kurvave të komunizmit, bijtë e kriminelëve të mbështetur nga MAFIA.
Janë këta bij kurvash që vjedhin punën intelektuale të të tjerëve, që shesin nota dhe blejnë tituj. Janë bijtë e kurvave që, ndonëse me tituj Prof. Dr, nuk kanë asnjë botim shkencor.

Këta pisa kërkojnë të shesin si model për rininë të degjeneruarit e Bllokut, por që kanë gjetur rezistencë tek të rinjtë dhe intelektualët e ndershëm të lagjeve të varfëra.

Jo, o bij kurvash, bijtë intelektualë të rritur në lagjet e varfëra do tu hedhin në koshin e plehrave dhe do ta nxjerrin shoqërinë shqiptare nga kriza intelektuale ku e kini futur ju.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne