Prodhuesit dhe përpunuesit kryesor të naftës në botë të gjithë neve janë të njohur. Pellgjet e pasura me rezerva më të mëdha të naftës gjenden në Arabinë Saudite, Iran, Irak, Kuvajt, Emiratet, Libi, Venezuelë, Nigeri si dhe në Rusi, Kinë dhe SHBA-të.
Prodhues më i madh botëror i naftës është kompania shtetërore saudite Aramco e cila ka rezerva të naftës prej 265 miliard barel që është më shumë se 15% të rezervave të gjithëmbarshme botërore të naftës. Aramco në ditë nxjerr 10,3 milion barela, që është dyfish më shumë se që nxjerr kompania shtetërore ruse Rosneft. Me Muhamed bin Selmanin në krye është nis iniciativa për strategjinë afatgjate e cila përfshin shitjen e aksioneve të kompanisë, ashtu që të fokusohet në zhvillime të reja të industrisë edhe në drejtime tjera. Pas shitjes së aksioneve të Aramcosë, fondi shtetëror saudit do të mund të blen edhe gjigantët sikurse që janë Apple, Google, Microsoft apo Berkshire Hatheway, të cilët janë katër kompani më të mëdha në bursat botërore. Pa marr parasysh në vlerën e madhe tregtare të cilin e sjell kjo kompani, ekspertët besojnë se kjo nuk është e mjaftueshme që Arabia Saudite të zhvillojë në drejtim tjetër: Është e qartë se Arabia Saudite duhet të reformohet, të rishikojë dhe të ridrejtojë energjinë në ekonominë e saj, por kjo do të jetë kyçe më shumë se vet rritjet e investimeve në industrinë jo të naftës”, ka thënë Pauë Sullivan, profesor i studimeve të sigurisë të Univerzitetit Georgetown në Washington.
Prodhuesit udhëheqës të cekur, përveç Rusisë, njashtu janë edhe anëtar të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës. Me marrëveshjet dhe vendimet rregullojnë prodhimtarinë e tyre dhe njëkohësisht edhe çmimin e naftës në botë. Çmimi e naftës së papërpunuar me vite kanë rënë nga mbi 100 dollar për barel në 30 dollar për barel. Disa janë arsye për këtë; prodhimi tejet i madh dhe oferta tejet e madhe kundrejt kërkesës së dobësuar, pastaj edhe ngadalësimi i ekonomisë globale, veçanërisht kineze e cila është shpenzues kyç i energjisë.
Shkurtë dhe qartë, varësisht nga gjendja ekonomike dhe zhvillimit të fuqive të mëdha të naftës dhe marrëveshjeve në mes tyre varen edhe çmimet e naftës në botë. Në disa raste, kur çmimi i naftës së papërpunuar ka filluar dukshëm të bie, është dakorduar në zvogëlimin e prodhimtarisë së naftës nga shtetet e OPEC-ut. Intervenimi i tillë ka sjell te rritja e çmimit të naftës. Në dy raste është organizuar zvogëlimi i prodhimtarisë, gjatë kohës së krizës aziatike financiare të vitit 1998, dhe gjatë kohës së recesionit global me dekada më vonë, Në të dy raste, çmimi i naftës së papërpunuar është ndërprerë të zvogëlohet.
Burimi : Global cir/ ML