Lojrat e rradhës proceduriale të PS me ligjin e plehrave, do kalojë apo jo?

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të shqyrtojë nesër dekretin e Presidentit Nishani për ligjin e mbetjeve.

Mbetet për t’u parë se cfarë vendimi do të marrë ky komision, po të kemi parasysh se më herët kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ishte shprehur se ky ligj do të konsultohet me publikun.

Ndërkohë Eduard Shalsi, kreu i komisionit ka thënë se do të ketë një ligj të ri për importin e plehrave në Shqipëri, ligj që pritet të hartohet nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Praktisht i bie që nesër mazhoranca të rrëzojë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ligjin e hartuar dhe mbrojtur me zell prej saj. Më poshtë njoftimi i Kuvendit.

“Shqyrtimi i dekreteve të Presidentit nr. 9765 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”;dhe nr. 9769 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne