Londër: Takimi Çavusoglu-Hahn mbahet prapa dyerve të mbyllura për mediat

Në kuadër të punimeve të Konferencës “Iniciativa e Londrës 2019”, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu pati edhe takime dypalëshe.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu mori pjesë në Konferencën “Iniciativa e Londrës 2019: Rritja Ekonomike e Jordanisë dhe Mundësitë”.

Ministri Çavusoglu mori pjesë në panelin “Partneriteti për zhvillim”.

Në kuadër të konferencës, shefi i diplomacisë turke pati një takim me homologun e tij jordanez, Ejman Es-Safadi dhe me eurokomisionerin për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Johannes Hahn, takimi ky që u zhvillua prapa dyerve të mbyllura për media./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne