Lubonja: Vendi pranë autokracisë, ndërkombëtarët flasin sipas interesave korruptive

Analisti Fatos Lubonja, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar deklaratat e 7 eurodeputetëve që vizituan vendin tonë 2 ditët e fundit. Sipas analistit, Shqipëria nuk ka bërë hapa para, dhe vendi ndodhet pranë autokracisë. Ai u shpreh kritik me ndërkombëtarët që veprojnë sipas interesave të tyre.

“Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e vendit. Jemi në një udhëkryq, ose do ti hapim rrugën një regjimi autokrat dhe opozita do dalë jashtë loje, ose opozita mund të kthejë shpresën për të ndërtuar një qeverisje që i shërben njerëzve. Bashkë me këtë moment, do të ishte dëshira ime, që shqiptarët të emancipohen edhe ndaj ndërkombëtarokracisë. Politikanët shqiptarë, kanë gjetur gjithmonë legjitimitetin tek të huajt, fillimisht Bashkimi Sovjetik, Kina, pastaj SHBA. Edhe opozita duhet të kuptojë se ka përpara një mision historik. A është në nivel opozita, nuk e di, por kjo është e para gjë që them si njeri që di diçka nga historia e Shqipërisë dhe kam ndjekur këtë kalvarin e ndërkombëtarëve” – theksoi Lubonja.

“Konflikti që duhet të kemi me ndërkombëtarët që erdhën është ky: “Ata thonë jeni afër duke u integruar, por mos bëni këtë se prishen negociatat”. Unë mendoj se nuk kemi bërë fare hapa para, por po shkojmë drejt një autokracie, në formën më abuzive që kemi parë. Po qe se këta do ishin objektivë dhe nuk do kishin interesa të tjera, që nga interesat korruptive deri tek ato gjeopolitike, ata duhet të thoshin se kjo është një situatë që nuk duhet pranuar”, – deklaroi Lubonja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne