LSI apel Ramës: Prano paketën McAllister. Kthejmë edhe postin e Presidentit

Pas deklaratës për shtyp të Partisë Demokratike, ku i bëhej thirrje Edi Ramës të pranonte paketën “Mcallister”, ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i saj, Petrit Vasili ka kërkuar zgjidhje të ngërçit polititk duke ofruar edhe postin e Presidentit që iu dha LSI-së, nëse do të ishte e nevojshme. Ai është shprehur se LSI, pranon pikë për pikë paketën McAllister, dhe i bën thirrje Ramës që ta pranojë atë. Deklarata e Vasilit: Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike. Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më. Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent. Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister. Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin. Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne