LSI kundër deklaratave të ndërkombëtarëve: nuk i shërbejnë dialogut politik

Lëvizja Socialiste Për Integrim ka dalë sot në një konferencë për media për të folur mbi krizën politike në vend.

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama i pyetur nga gazetarët mbi deklaratat e ministrit gjerman, tha që këto deklarata nuk i shërbejnë dialogut politik.

deklarata të tilla nuk i shërbejnë dialogut politik në vend”. Ai shkoi edhe më tej duke shtuar, se zgjidhja për krizën duhet të vijë nga politikanë shqiptarë dhe jo nga të huaj.

“Deklaratat që nuk janë të balancuara nuk ndihmojnë në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu, si rezultat i të papërgjegjshmërisë politike të shqiptarëve, ndaj duhet të marrë zgjidhje këtu. Duhet të dominojë arsyeja, sepse interesat e vendit janë prioritare”, deklaroi numri dy i LSI-së.

/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne