LSI një shans për disa mikesha, jo një shans për të gjithë.

Në listat e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim bie në sy futja në lista e shumë femrave.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar Ylli Dylgjerit i cili ironizon këto lista duke shkruar, se LSI është një shans për disa mikesha dhe jo një shans për të gjithë.

“LSI dhe reformat feministe Në LSI “atë çfarë e prishën burrat, do të provojnë ta ndreqin gratë”…Fillimisht duke u emruar Ministre për Integrim e më tej zv ministre, nënkryetare bashkie, drejtore drejtorie, e tashmë deputetë në Kuvendin e Shqipërise duke çmontuar çdo ditë peshën e burrave në këtë parti politike. Në godinën e LSI-së burrat duken se janë vetëm rroje apo shoferë. Në koridoret e saj sheh se shërbimet kryen vetëm nga femrat e gratë. Por nuk përfundon këtu. Kjo frymë në dukje më shumë se emancipuese, në ditët në vijim do të përfshije ‘de jure’ edhe drejtimin e Partisë, për tu ngjitur pas 18 Qershorit në tëre piramidën e strukturën shtetrore.

Ky është trendi që po afishon së fundi LSI. Por a është vërtete kjo një reformë emancipuese e transformuese? Cilat janë shkaqet e këtyre përmbysjeve? A ka një platformë lirie apo është thjesht një frymë nepotike fshati? LSI, në ditët që do te vinë do ta vërtetojë këte. Nëse është një tekë, një eksperiment, apo një nevojë që e kërkon vendi. Historia njerzore, në etapa të ndryshme të saj i njeh këto shpërthime seksuale. Edhe në Shqiperi kemi shembuj të këtyre “revolucioneve feministe”. Më të dukshme kanë qenë gjates diktatures komuniste, kur vete Udhëheqësi për arsye të prapambetjes shekullore hodhi kushtrimin: Ti djegim me zjarr zakonet e vjetra prapanike…gruaja të marë rolin që i takon në shoqeri! Shpërthyen kudo aso kohe nismat revolucionare në fshat e qendra prodhimi. U rishikuan postet dhe drejtimi në institucione qëndrore.Në qytete në veri apo Jug, sipas dialektit dëgjoheshin dhe parrullat “Gruaja forcë e madhe! E vjen një ditë kur historia imitohet duke u perseritur. Por siç thonë kur imitohet keq kthehet në komedi. Shembuj negativ ka. Këte po vërteton sot edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që kërkon të gjobisë LSI-në për 3 kandidatet vajza që ka dërguar në krye të listës !? Debati për këtë gjobë ka përfshirë edhe drejtuesit e lartë në LSI. Uroj që këto lëvizje të sjellin ndryshime në përmbajtjen e drejtimit, përndryshe do jenë vetëm “Një Shans për disa mikesha” dhe jo “Një Shans për të gjithë” shruan Dylgjeri në facebook.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne