Shqiperia

LSI- PS-së: Boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, lëshoni pak nga karriget dhe pushteti

 

Nënkryetarja e LSI-së, njëherazi deputetja e kësaj partie, Kejdi Mehmetaj me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar ndër të tjera se “nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët”.

Reagimi:

“Mbrëmë Kryesia e LSI mori vendimin e saj të prerë në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Qartazi u shprehëm se heqim dorë nga çdo mandat dhe pozicion i yni për të siguruar stabilitet dhe qetësi për shqiptarët.

Ne hoqëm dorë nga çdo gjë, tani është rradha që secili të heqë dorë nga diçka!

Nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët.”, shprehet Mehmetaj.

Gazeta Impakt

OPINIONE