Lufta brenda në familje: rradhën kunata

Përshkallëzimi i një krimi në familje është parandaluar nga policia e Shkodrës, duke arrestuar në flagrancë agresorin.

Në pranga ka përfunduar Arben Ndoci, 34 vjeç, banues në Velipojë.

“Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë kunatën e tij (bashkëshorten e vëllait), shtetasen S. N. 31 vjeçe, banuese në Velipojë”, sqaron policia.

Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale  “Dhunë në familje”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne