Lufta e Amerikës kundër Iranit: Roli i fshehtë i entitetit terrorist Moxhahedin-el-Khalq (MEK)

nga Robert Fantina.

Në vitin 2015, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Bashkimit Evropian nënshkruan një marrëveshje me qeverinë e Iranit që kufizonte programin e Iranit për zhvillimin e armëve bërthamore në shkëmbim të heqjes së sanksioneve kundër Iranit. Gjatë viteve të fundit të presidencës së Obamës dhe vitit të parë të drejtimit të çuditshëm dhe të çoroditur të Donald Trumpit, të gjitha palët ishin në dakortësi me Planin Gjithpërfshirës të Përbashkët të Veprimit (JCPOA). Kjo u vërtetua edhe nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara (IAEA), e cila inspektoi rregullisht vendet bërthamore të Iranit, ndërkohë që shumë vende të tjera filluan të përfitonin edhe nga tregtia që po zhvillonin lirshëm me Iranin.

Por,  gjatë kohës që Trump po përpiqej të shfuqizonte gjithçka që paraardhësi i tij kishte arritur, ai shkeli JCPOA-n duke u tërhequr plotësisht prej saj. Ai rivendosi sanksione dhe kërcënoi me sanksione nënshkruesit e tjerë, duke përfshirë disa nga aleatët më të vjetër dhe më të afërt të Shteteve të Bashkuara, nëse ata do vazhdonin tregëtinë me Iranin. Marrëveshja u shkel.

Shkelja e SHBA-së u dënua në mbarë botën nga pothuajse çdo shtet përveç shtetit aparteidist të Izraelit, kryeministri racist i të cilit Benjamin Netanjahu i ishte adresuar Kongresit së SHBA-së duke i bërë thirrje për të hedhur poshtë marrëveshjen. Megjithë përpjekjet e tij, Kongresi ra dakord të mbështeste JCPOA-n.

Gjatë kohës që do dilte nga marrëveshja, Trump synoi të arsyetohej përpara publikut në mënyrë që t’i mundësohej atij shkelja e ligjit vendas dhe ligjit ndërkombëtar. Besnikët e tij gjetën një artikull nga një Heshmat Alavi që thoshte se marrëveshja i lejonte Iranit të rriste buxhetin e tij ushtarak, diçka për të cilën SHBA ishte kundër.

Lidhur me këtë ka disa gjëra që ia vlen të eksplorohen pak më thellë. Së pari, pasi Shtetet e Bashkuara kanë një buxhet ushtarak tejet të fryrë që është i barabartë me buxhetet ushtarake të tetë vendeve me buxhetet më të mëdha në botë, nuk është me sinqertë për SHBA-në që të kritikojë buxhetin ushtarak të vendeve të tjera. Dhe meqenëse Irani është i rrethuar nga baza ushtarake të SHBA-së, është plotësisht e kuptueshme që ky vend të dëshirojë të jetë i sigurt për të mbrojtur popullin e tij nga agresioni amerikan.

Tjetra, le ti hedhim një sy “gazetarit”, njëfarë Heshmat Alavi i cili shkroi artikullin që citoi Trump. Punimet e tij janë shfaqur në një numër të madh mediash përgjatë viteve. Megjithatë, nga një shqyrtim më i afërt, ne thjesht mësojmë se z. Alavi nuk ekziston! Ai është një kreacion i krahut politik të organizatës terroriste të njohur si Mojahedin-el-Khalq (MEK), e cila ekziston vetëm me qëllimin që të rrëzojë qeverinë e Iranit. Nga viti 1997 deri në vitin 2012, MEK ka qenë shpallur zyrtarisht si një Organizatë e Jashtme Terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht faktit se shumë artikuj janë shfaqur nën emrin Heshmat Alavi, si dhe ka mjaft llogari aktive në Faceook dhe Twitter nën këtë emër, një kërkim sot në Google për këtë emër ekspozon faktin se nuk ka asnjë person të tillë. Megjithatë, MEK ka arritur të mashtrojë me sukses shumë revista; për shembull, të paktën gjashtëdhjetë e një artikuj nën këtë emër janë publikuar nga revista Forbes nga prilli i vitit 2017 deri në prill 2018.

Kjo ngre edhe më shumë pyetje: përse SHBA-së i duhen “gazetarë” të shtirur për të ekspozuar versionin e historisë së tij anti-iraniane? Apo ndoshta se e vërteta nuk është ajo që thotë SHBA, dhe duke u mbështetur tek një autor i sajuar dhe në artikuj të sajuar është më e mira që mund të bëjë?

Dhe çmund të themi për integritetin gazetaresk? Mund të imagjinohet që Forbes të bjerë pre e një apo edhe dy artikujve të një gazetari të rremë dhe inekzistent, por jo e gjashtëdhjetë e një artikujve vetëm brenda një viti? A pyet dikush për këtë?

Shumica e gazetarëve (përfshirë edhe ky shkrues), nuk fshihen prej publikut. Përveç shkrimeve që bëjnë, ata flasin nëpër forume publike, dhe fytyrat e tyre mund të jenë pothuajse aq të njohura sa edhe vetë emrat e tyre. Ku ka qenë i shehur i rremi z. Alavi? A do ketë qenë ai shumë i zënë kur shkruante gjithë ato artikuj për Forbes saqë të mos dilte as edhe nga ndonjë vrimë në të cilën jetonte dhe të dilte dhe të fliste publikisht për çështjet tejet të rëndësishme të tij? Jo, nuk është kështu; ai nuk ka qenë në gjendje të fliste në ndonjë konferencë, simpozium, miting, etj, sepse ai nuk ka ekzistuar.

Ky është “autori”, punën e të cilit Donald Trump e citoi për të justifikuar shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe për të sjellë kërcënimin e një lufte shkatërruese në një zonë të botës për të cilën paraardhësi i tij kishte bërë përparim të dukshëm për ta qetësuar. Ky nuk është ‘autor’ jo vetëm për Forbes, por edhe për The Hill, the Daily Caller, the Diplomat, si dhe për të tjera të ashtuquajtura media të përgjegjshme të lajmeve të cilat i kanë ofruar hapesirën e duhur.

Kush është MEK-u? Ky është një grup terrorist i mirëorganizuar i cili merr mbështetje nga sponsorizuesi kryesor i terrorizmit në botë, Shtetet e Bashkuara, dhe kërkon rrëzimin e qeverisë iraniane. Ai është përshkruar si “më i urryeri” [1] në mesin e iranianëve, megjithëse një artikull që i atribuohet Alavit thotë se ky është “grupi kryesor i opozitës iraniane” [2]. Si pretendon ‘ai’ se flet në emër të iranianëve kur ‘ai’ grup urrehet nga shumica e tyre.

MEK ka fituar ndikim në qarqet qeveritare amerikane dhe ka paguar politikanë të njohur për të folur në emër të tij. The Intercept, më 9 qershor të këtij viti raportoi se “… mesazhet e MEK-ut kanë theksuar ndryshimin e regjimit dhe kanë tentuar të paraqesin MEK-un si një alternativë praktike ndaj udhëheqjes së Republikës Islamike …” [3] Artikuj nën emrin Alavi përkrahin këto qëndrime dhe shpesh paraqesin emrin e Merjem Rajavit, udhëheqëses të MEK-ut, si udhëheqësen e ardhshme të Iranit.

Kjo tregon nivelin e kredibilitetit që ka SHBA-ja. Si mundet që dikush të marrë seriozisht deklaratat e një qeverie që përdor një gazetar inekzistent për të ndërtuar politikën e vet? Si mund të shihet si e besueshme media në SHBA, kur boton artikuj të shumtë nën emrin e një personi që kurrë nuk ka ekzistuar?

Natyrisht që kjo nuk është hera e parë që SHBA-ja ka justifikuar agresionin dhe luftën e saj bazuar në gënjeshtrat e mediave që i ka përzemër. Para Luftës së Gjirit (1990-1991), Presidenti George H. W. Bush përmendi dëshminë që ju dha Grupit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut nga një grua e re e quajtur Nariyah, e cila pretendonte se kishte qenë vullnetare në një spital të Kuvajtit. ‘Nariyah’ tha:

“Teksa isha atje, pashë ushtarët irakenë të vinin në spital me armë. Ata i hoqën foshnjat nga inkubatorët, i morën inkubatorët dhe i lanë fëmijët të vdisnin në dyshemenë e ftohtë. Ishte e tmerrshme. “[4]

Bush dhe anëtarët e Kongresit e përmendën këtë dëshmi vazhdimisht në mënyrë të që të fitonin mbështetje për luftën. Gazetat i ripërsëritën këto fjalë. Megjithatë, e gjitha ishte një gënjeshtër. ‘Nariyah’ kishte qenëe bija e ambasadorit të Kuvajtit. Si përfundimi ajo pranoi se e kishte vizituar kalimthi spitalin në fjalë. Dëshmia e saj u mundësua nga firma e marrëdhënieve me publikun Hill dhe Knowlton (H & K), e punësuar nga një organizatë e quajtur ‘Qytetarët për një Kuvajt të Lirë’, e cila financohej kryesisht nga qeveria kuvajtiane.

A do të ketë MEK suksesin e njëjtë sikurse “Qytetarët për një Kuvajt të Lirë” patën gati tridhjetë vjet më parë? A do të jetë ai instrumenti i duhur për fillimin e një lufte tjetër të padrejtë, ku njerëz të pafajshëm, gra dhe fëmijë, do të vdesin nga makineria amerikane e fuqishme e luftës? Dikush shpreson se situaten do e marrin në dorë mendjet e kthjellëta, megjithatë në Shtëpinë e Bardhë të Trumpit të tillë njerëz duket se nuk ka. Një pushtim i Iranit nga SHBA apo Izraeli do të kishte pasoja katastrofike për të gjithë botën. Udhëheqësit e të gjitha qeverive me pushtetin që kanë duhet të bëjnë gjithçka për ta parandaluar atë./globalresearch/Gazeta Impakt

 

 

 

 

 

[1] https://iran-interlink.org/wordpress/mek-cult-operatives-undermining-american-democracy/. Accessed on June 17, 2019

[2] https://theintercept.com/2019/06/09/heshmat-alavi-fake-iran-mek/. Accessed on June 17.

[3] Ibid.

[4] Michael Kunczik, Images of Nations and International Public Relations (Mahwah, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 1997), 280.

[5] Ted Rowse, “Kuwaitgate,” The Washington Monthly, September 1992.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne