Lufta e Arabisë Saudite në Jemen është një katastrofë politike, financiare dhe diplomatike

Arabia Saudite dhe aleatët e saj janë të dëshpëruar për të ndaluar zjarrin në Jemen, por ata duan një fitore të madhe për të vazhduar rolin e tyre ndërhyrës në bisedimet mbi fatin e vendit para se të ndalin zjarrin, përndryshe, ata nuk do të fitojnë asgjë, por poshtërim maksimal pas viteve të bombardimeve të një kombi të varfër dhe të pambrojtur.

Tani janë bërë disa muaj që ata kanë arritur të kuptojnë se kanë humbur luftën e kushtueshme dhe dëshirojnë një rrugëdalje pa u turpëruar aq shumë. Regjimi i falimentuar gjithashtu duhet të zvogëlojë deficitin buxhetor me shkurtimet e shpenzimeve dhe një përpjekje për të rritur të ardhurat nga burime të tjera përveç naftës. Për ta bërë këtë, një kërkesë e madhe po i jep fund luftës së kushtueshme dhe të dështuar Jemenit. Në fund të fundit, sauditët kanë nevojë për më shumë bomba amerikane dhe raketa dhe kjo kushton me shumë të majme të parave për t’i marrë ato. Kur kanë kaluar 44 muaj nga agreisoni i regjimit Saudit kundër popullit jemenas, Sekretari i mbrojtjes dhe sekretari i jashtëm i Amerikës, kanë kërkuar fundin e luftës kundër Jemenit. Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo përmes një deklarate, njoftoi nisjen e negociatave për paqe në Jemen të monitoruara nga OKB dhe nga forcat e koalicionit të kryesuar nga regjimi Al Saud dhe nga forcat jemenase të futura në konflikt kërkon të futen në bisedime për t’i dhënë fund luftës. Ndërsa James Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes ka thënë se bisedimet mes palëve në luftën në Jemen duhet të fillojnë brenda 30 ditësh. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.

Lëvizja popullore e Jemenit Ansarullah kritikoi OKB-në për qasjen e saj të dyfishtë ndaj krimeve saudite, duke thënë se OKB po i kushton më shumë rëndësi rastit të vrasjes së Khashoggi, sesa gjakderdhjeve dhe mizorive më të gjera të regjimit të Rijadit gjatë tre vjet e gjysëm luftë kundër një kombi të tërë në Jemen. Kryetari i Komitetit Suprem Revolucionar të Jemenit, Muhamed Ali al-Huthi, tha se çdo viktimë e sulmeve “të paligjshme” të Arabisë Saudite “meriton të njëjtën vëmendje si Khashoggi”, por “për fat të keq asnjë nga krimet e luftës në Jemen nuk ka provokuar të njëjtin zemërim ndërkombëtar”. Ndërkohë, Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara Për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë fëmijë po përballen me një kërcënim serioz të urisë në Jemen, pasi regjimi i Rijadit po vazhdon fushatën e tij bombarduese kundër fqinjit jugor. “Sot 1.8 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç janë duke u përballur me kequshqyerje akute dhe 400.000 janë të prekur nga kequshqyerja e rëndë akute”, tha të mërkurën, Geert Cappelaere, drejtor rajonal i UNICEF në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Cappelaere vuri në dukje se “më shumë se gjysma” e 14 milionë njerëzve në rrezik serioz prej urisë në Jemen janë fëmijë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne