Lufta e madhe që mund të shmangej

Hitleri do të deklaronte më vonë se po të kishte patur dijeni mbi natyrën e prodhimit të tankeve ruse, dhe sidomos për tankun T-34, kundër të cilit armët standarte gjermane antitank nuk ishin efikase, nuk do ta kishte pushtuar kurrë Bashkimin Sovjetik. Ndoshta. Por u desh një teatër lufte në Lindje që vrau më shumë se 30 milion njerëz, për të zbuluar fuqinë e vërtetë të sovjetikëve.

Përse bota Perëndimore – e cila kishte dijeni për leksionet klasike dhe gjeografinë e luftës, dhe po vuante ende nga trauma e Luftës së parë – zgjodhi që të vetëshkatërrohej në vitin 1939, kjo është një histori jo aq shumë aksidentesh, llogaritjesh të gabuara dhe reagimesh të tepruara, se sa vendimesh të mirëmenduara për të injoruar, zbutur, apo bashkëpunuar me Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit, nga vende që kishin burimet dhe njohuritë, por jo vullnetin, për të vepruar ndryshe.

nga Victor Davis Hansen

Gjatë gjithë historisë, konflikti ka shpërthyer mes armiqve, kur dukja e parandalimit – mundësia materiale dhe shpirtërore për të përdorur me sukses, fuqinë më të madhe ushtarake kundër një armiku agresiv – është zhdukur. Nga Kartagjena tek Konfederata, shtetet më të dobëta luftëdashëse mund të bindeshin për të pamundurën, sepse fantazitë e tyre kontrolloheshin më herët prej realitetit të ftohtë. Një shfaqje më e madhe e fuqisë, dhe gatishmëria për ta përdorur atë, mund të kenë ndalur shumë konflikte, para se të fillonin. E thënë ndryshe, parandalimi sipas formulimit të famshëm të burrështetasit britanik të shekullit të 17-të, George Savile, Markez i Halifaxit, nënkuptonte që “burrat nuk mund të varen se vjedhin kuaj, por kuajt nuk mund të vidhen”.

Por një herë që hajdutët nuk vareshin dhe më shumë kuaj vidheshin, ngatërrohej pak se kush është i fortë dhe kush i dobët, dhe rikalibrimi i duhur shkëpuste retorikën dhe qëndrimin nga njohuria mbi forcën reale, rikthehej me koston e tmerrshme të luftës botërore. Mein Kampf i Adolf Hitlerit – “Kur’ani i ri i besimit dhe luftës”, sipas UInston Churchillit – ishte në të vërtetë një çjerrje foshnjore, që fitoi besueshmëri vetëm për shkak të riarmatimit dhe agresivitetit gjerman, të paktën përpara Stalingradit. Pas asaj beteje, Hitleri nuk lexohej më gjerësisht dhe rrallëherë dëgjohej prej gjermanëve, teksa ambicied e Rajhut të Tretë u zbehën dhe Gjermania naziste u ekspozua si shumë më e dobët se sa armiqtë e saj dhe udhëhiqej nga një strateg i paaftë.

Në mënyrë të pashpjegueshme, sovjetikët nuk kishin qenë në gjendje të komunikonin këtë fakt, dhe si pasojë e humbën aftësinë frenuese. Hitleri do të deklaronte më vonë se po të kishte patur dijeni mbi natyrën e prodhimit të tankeve ruse, dhe sidomos për tankun T-34, kundër të cilit armët standarte gjermane antitank nuk ishin efikase, nuk do ta kishte pushtuar kurrë Bashkimin Sovjetik. Ndoshta. Por u desh një teatër lufte në Lindje që vrau më shumë se 30 milion njerëz, për të zbuluar fuqinë e vërtetë të sovjetikëve. Po kështu, udhëheqësit dhe ndjekësit e tyre detyrohen të bëjnë përshtatjet e nevojshme, edhe pse shpesh herë me një çmim të tmerrshëm të korrigjimit të përshtypjeve të paraluftës. Në rastin e drojës së demokracive perëndimore në vitet 1938-1939, gjenerali Ualter Uarlimont e shpjegonte vetëbesimin e Hitlerit për fuqitë që mund ta kishin ndalur kollaj Gjermaninë: “(1) ai mendonte se interesat e Aleatëve në Lindjen e Largme ishin shumë më të rëndësishme se sa interesat e tyre në Evropë, dhe (2) ata nuk dukem se ishin të armatosur si duhej”. Sa kosto e tmerrshme u desh për të treguar që Hitleri gabohej.

Vetëm pas betejave katastrofike të Laipcigut (1813) dhe Vaterlosë (1815), Napoleoni pranoi se ushtritë e tij nuk kishin qenë kurrë problem për ushtritë e bashkuara të Rusisë, Prusisë, Austrisë, Suedisë dhe Anglisë. Nëse gjithë këta shtete do të ishin bashkuar në një koalicion të palëkundur një dekadë më herët, Napoleoni mund të ish frenuar dhe të mos kish nisur një luftë. Pa shumë ekzagjerim, Churchilli thoshte për agjendën ushtarake të Hitlerit se “të paktën deri në vitin 1934, riarmatimi gjerman mund të ishte parandaluar pa humbur as edhe një jetë të vetme. Nuk është se mungonte koha”.

Gjermania në vitin 1939 – për nga numri i përgjithshëm i avionëve, armëve, ushtarëve dhe prodhimit industrial – nuk ishte më e fortë se sa ushtritë angleze dhe franceze së bashku – ose të paktën jo aq e fortë sa të ishte në gjendje të mundte dhe pushtonte të dy fuqitë. Boshti më i vonshëm gjermano-italiano-japonez ishte shumë më pak mbresëlënës se sa aleanca që do të shfaqej shumë shpejt mes Britanisë së Madhe, Amerikës dhe Rusisë. Në fund të fundit, në fundin e luftës, në vitin 1945, SHBA do të kishte një GDP sa ai i të gjithë fuqive të Aleatëve dhe të Boshtit të marra së bashku. Për ta përmbledhur, 60 milionë të vdekur, ideologjitë totalitare të shekullit 20, ligësia e Adolf Hitlerit, shfaqja e raketave V-2, hedhja e dy bombave atomike, Holokausti, napalmi, kamikazët dhe vrasja e milionave në Rusi dhe Kinë, e ripërcaktuan Luftën e Dytë Botërore, si asnjë konflikt tjetër në të kaluarën.

Përse bota Perëndimore – e cila kishte dijeni për leksionet klasike dhe gjeografinë e luftës, dhe po vuante ende nga trauma e Luftës së parë – zgjodhi që të vetëshkatërrohej në vitin 1939, kjo është një histori jo aq shumë aksidentesh, llogaritjesh të gabuara dhe reagimesh të tepruara, se sa vendimesh të mirëmenduara për të injoruar, zbutur, apo bashkëpunuar me Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit, nga vende që kishin burimet dhe njohuritë, por jo vullnetin, për të vepruar ndryshe. / National Review.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne