Lufta e Raketave

A do të ishte me vend të themi se e gjithë bota, duke përfshirë këtu edhe veten, po shkon gjithnjë e më shumë drejt një lufte raketash? Apo kjo luftë është një provë e kufizimit të prodhimit të armëve raketore të cilat prodhohen që prej luftës së ftohtë në konfliktin mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit dhe luftrave polarizuese që janë zhvilluar nga Kuba deri në Evropë dhe më pas gjithë Perëndimin, Kinën, Korenë dhe Iranin?

Nga Hayat el-Huweyk Atiye

Në fjalimet e tij, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin a po krijon një aleancë gjithnjë e më shumë nërritje që ka filluar që prej konferencës së vitit 2007 në Mynih, apo është më shumë duke u përpekur të krijojë një stacion?

Çfarë është më e rëndësishme, cili do të jetë pozicionimi i Libanit në këtë rrugë, apo në këto balanca ndërkombëtare që po ndërtohen?

A do të ishte me vend të themi se e gjithë bota, duke përfshirë këtu edhe veten, po shkon gjithnjë e më shumë drejt një lufte raketash? Apo kjo luftëështë një provë e kufizimit të prodhimit të armëve raketore të cilat prodhohen që prej luftës së ftohtë në konfliktin mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit dhe luftrave polarizuese që janë zhvilluar nga Kuba deri në Evropë dhe më pas gjithë Perëndimin, Kinën, Korenë dhe Iranin?

Reflektimi më i madh i përfshirjes së Iranit në këtë terren ka treguar ndikueshmërinë e tij tek Aksi i Rezistencës dhe në Lindjen e Mesme. Ky aks dhe veçanërisht Sirisa, duke përfshirë fillimisht sipërmacinë që arriti të shënonte me anë të forcave ajërore në luftën e vitit 1967, në mënyrë që të krijonte një balancë kërcënuese kundrejt forcave izraelite nuk ka hequr dorë as edhe njëherë të vetme furnizimin e raketa të ardhura nga Rusia.

Viti 2006, kur Sejid Hasan Nasrallahu doli nëpër televizione dhe i bëri thirrje popullit qëtë dilte në brigjet e Mesdheut dhe të shohin sesi po bombardohej marina e Izraelit, do të konsiderohet gjithnjë si një vit historik. Ky këndvështrim ka tre dimesione. – Fillimi i një hapi drejt një lufte detare në rajon – manifestimi i hapit të luftës raketore – kthimi armatimeve Ruse në konkurrencën ndërkombëtare.

Dimensioni i parë konsiston në faktin se reputacioni i  marinës detare të Izraelit ka pësuar një lëkundje pa flluar akoma luftën e saj për marrjen e rajonit që gjendet afër Libanit dhe që ka përmbajtje të rezervave të gazit, arsye për të cilën Izraeli ka shpallur pronësinë në këtë zonë që njihet si “Blloku i nëntë.”

Dimesioni i dytë konsiston në faktin se tashmë shihet haptazi se përparësia e Izraelit përsa i përket sipërmacisë së krijuar nga forcat ajërore është lëkundur ndjeshëm.

Parë në këtë këndvështrim, dimensioni i tretë konsiston në faktin se furnizimi me raketa si i Sirisë, ashtu edhe i Hizbullahut, sipërmarrja që ato kanë marrë në këtë këndvështrim, ndikushmëria që ka shkaktuar nëarenën ndërkombëtare janë të ndërlidhura me armët e prodhura nga Rusia.

Në vitin 2005, kur Siria kërkonte të blinte raketat Iskender, “nga toka në tokë” që mund të shndërroheshin në raketat ruse nga “ajëri në tokë”, shteti hebre me gjithë forcën e tij që kishte në dorë dhe me gjithë presionin që mundi të ushtronte, duke marrë edhe mbështetjen e Uashingtonit arriti që ta parandalonte një marrëveshje të këtillë. Po kështu, edhe në vitin 2010, kur Damasku dëshironte të blinte raketat Yakhont, “nga toka në det”, gazeta hebreje Haaretz pati bërë me dije se Ehud Barak ishte duke u përgatitur për një vizitë që do të cilësohej si një takim historik. Kjo vizitë ishte e veçantë sepse shënon vizitën e parë të një Ministri të Mbrojtjes ë Izraelit në Rusi. Kjo gazetë nuk e ka fshehur faktin se qëllimi i kësaj vizite do të ishte parandalimi i Moskës që të firmoste këtë marrëveshje dhe se Benyamin Netanyahu tashmë kishte krijuar themelet e përshtashme për këto bisedime duke kaluar në kontakt të drejtpërdrejt me Vladimr Putinin, me pretekstin se Damasku këto raketa do t’ia kalonte Hizbullahut. Rrezja e këtyre raketave që janë dizenjuar në mënyrë të këtillë që të mos diktohen nga radarët arrin në më shumë se 300 km ku përfshin edhe portet Hajfa dhe Ashdod.

Gjatë kësaj periudhe prej vitesh tashmë, ndërkohë që Irani ka treguar aktivitete në mënyrë të fuqishme në lidhje me këtë rrugëtim, Siria me territoret e saj ëshhtë përfshirë në luftën e tretë botërore. Ndërkohë, edhe Rezistenca ka marrë përsipër që të luajë një rol të rëndësishëm në vendosjen e fatit të kësaj lufte. Ne jemi dëshmuar një luftë mediatike, presioni dhe një shou që vazhdon akoma për të fshehur të vërtetat që reflektojnë ekzistencësn e kësaj lufte në lidhje me balancat e luftës së raketave.

Në vijueshëri të kësaj lufte, janë ftuar dy gazetarë nga kanali televiziv Zvezda nga Rusia që të ndjekin sesi do të vendoseshin në Humejmin raketat Iskender – M.

Megjithatë, vendosja e këtyre raketave në bazën ushtarake ruse mund të shkaktojë shqetësim për Amerikën, megjithatë nuk ka pse të krijojë ndonjë shqetësim për Izraelin. Ajo për të cilën duhet të shqetësohet Izraeli përtej sistemeve raketore që i janë mundësuar tashmë ushtrisë siriane dhe Rezistencës së Libanit është Irani i cili është i mbushur me surpriza dhe është duke e habitur Izraelin me përvojën që ka krijuar tashmë.

Para dy javësh, gjatë muajit shkurt, gazeta franceze Le Figaro ka publikuar një reportazh të gjatë dhe të detajuar në lidhje me raketat që gjenden në Liban dhe në Siri. Në raport jepen të dhëna në lidhje me numrin e raketave, vendodhjen e tyre si dhe llojin. Në momentin që lexojmë këtë reportazh që mban firmën e George Malbrunot është e qartë se të dhëna të këtilla janë të pamundura që të mundësohen në mënyrë kaq të detajuar thjesht nga një gazetar. Për këtë arsye, është e qartë se këto informacione ose i janë dhënë gazetës ose i janë dhënë vetë gazetarit. Ekzistojnë dy arsye për një gjë të këtillë; pikë së pari është krijimi i një presioni të gjërë mediatik duke bërë të ditur se duhet folur në lidhje me këtë çështje. Arsyeja e dytë konsiston në testin e fluturimit të balonës – gjë që do të thotë se të gjitha informacionet dhe shifrat janë të sakta dhe janë të hapura për marrjen e detajeve të mëtejshme – gjë që vërteton që mediat në kampin Atlantiko-Izrael janë duke kërkuar gjithnjë e më shumë mundësi për të mbledhur informacion në lidhje me këto çështje.

Shumë të dhëna të tjera vërtetojnë se çështja e posedimit të raketave të Aksit të Rezistencës ështënjë ndër arsyet kryesore se pse ky ask është marrë në objektivë. Një situatë e këtillëështë e kuptueshme dhe bën sens duke marrë parasysh një gjerdan të gjatë ngjarjesh të cilat kanë ndodhur në mënyë të vazhdueshme gjatë luftës duke përfshirë këtu marrjen në shenjestër të vetë Forcave Ajërore të Sirisë, nga përdorimi i armëve kimike në Siri dhe deri tek rrëzimi i avionit izraelit.

Parë bë këtë këndvështrim është e mundur që të themi se lufta e raketave me të cilën bota është duke u marrë për më shumë se njëqind vitesh deri më tani është kthyer në një bast që po luhet me Hizbullahun dhe me gjithë rajonin. Thënë haptazi, është kthyer në një bast të madh në mesin e fuqive kryesore më të mëdha globale të cilat po përpiqen të krijojnë një sistem të ri ndërkombëtar që prej viteve 1990për të krijuar këtë balancë të një frike të vazhdueshme kundrejt armikut izraelit. Ky konflikt përkthehet në tre aspekte përsa i përket këtij rajoni: konflikti i kontrollit gjeopolitik – konflikti i ndarjes së interesave pas luftës – konflikti i normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

Me përfundimin e marrëveshjeve tëSeattle, edhe nëse u arrihet të krijohet një balancë fuqishë, vendosja e bazës së lëshimit të raketave në Evropën Lindore në kufirin me Rusinë tregon për prishjen e një balance të këtillë. Kjo gjë i dha të drejtë Condoleezza Rice që të shprehej se me përfundimin e marrëveshjeve tëSeattle i është dhënë fund Bashkimit Sovjetik. Nëtezën e tij të doktoraturës, Rice kishte parashikuar se Rusisë i duheshin edhe 50 vite që të rikthehej si një faktor në arenën ndërkombëtare. Në këtë pikë, Putini e ka sshprehur që në vitin 2007 se deri në vitin 2018 do të kishte arritur objektivat e tij nga këndvështrimi ushtarak.

Kjo analizë na ka shtyrë që të ngremë pyetje të rëndësishme në lidhje me rajonin: A do të kërkojë Rusia çarmatosjen e Sirisë nga prezenca e armëve kimike në mënyrë që ta mbrojë Aksin e Rezistencës dhe Sirinë nga Perëndimi dhe Izraeli, të cilët synojnë që ta çarmatosin nga gjithë armatimet me raketa? A indikojnë fjalimet më të fundit të Putinit një afrim të Rusisë drejt Perëndimit, apo krijimit të një aleance të mundshëm kundër perëndimit dhe ndjekësve të tij duke filluar nga Moska dhe që do të zgjatet deri në Bejrut? Ndërkohë ë Moska ka hyrë në aktualitet më lidhje me çështjet e mbrojtjes së sigurië së Izraelit dhe përpjekjeve për parandalimin e sulmeve kundër Izraelit, a do t’i kërkojë Izraelit që të kufizojë presionin dhe rolin e tij në këto aspekte? Në fund të fundit, një balancë e këtillë mund të krijohet vetëm nëpërmjet një presioni dhe frike që do të mbështetej vetëm në themelet e sistemeve me raketa.

Burimi : İntizar.web/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne